Kultura në epokën digjitale

Iris Luarasi

Në Prishtinë është duke u mbajtur Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në Fakultetin e Filologjisë. Në mesin e kumtesave të cilave janë lexuar nga studiues të ndryshme është edhe ajo e studiueses Iris Luarasi, shkruan KultPlus.

Të përballesh me sfidën e të thënit dhe të shkruarit të asaj që ndien dhe mendon përkrah përgjegjësisë për saktësi dhe objektivitet, nuk është më një dilemë për shumë njerëz në ditët e sotme.

Mirëpo sipas Iris Luarasi me erën e re të ndryshimeve teknologjike gjuha e urrejtjes mbetet çdo ditë e më shumë një sfidë për lirinë e shprehjes.

“Në fakt, gjuha e urrejtjes nuk është një fenomen i ri që u shfaq së fundmi me popullaritetin e medias sociale dhe zhvillimin e teknologjisë. Këto zhvillime vetëm e avancuan më shumë dhe ndihmuan në mënyrën më të shpejtë dhe të lehtë të shpërndarjes se kurrë më pare”, thotw ajo.

Në anën tjetër ekziston një e drejtë fondamentale e të drejtës për lirinë e shprehjes dhe informacionit që i garanton çdokujt lirinë për të shkruar “online” dhe “offline” atë që ai apo ajo mendon dhe beson. Por, sipas studiueses Iris Luarasi kjo s’do të thotë se liria e shprehjes është një e drejtë absolute.
“Liria e shprehjes është e shoqëruar me obligime dhe duhet përdorur gjithmonë në një mënyrë shumë të përgjegjshme. Këto të drejta dhe detyrime janë gjithnjë e më shumë relevante në tendencat populiste që bëjnë veçanërisht gratë si shënjestrën e gjuhës së urrejtjes”, thekson ajo.

Sipas saj edhe në rrjetet online ose edhe në gazetat e përditshme që kanë faqen e tyre në rrjet, gazetaria qytetare e shprehur përmes komenteve nëse nuk redaktohet apo kontrollohet shpesh bën më shumë dëm se mirë.

Disa nga pyetjet që ajo ngrit në këtë kumtesë janë se kush e kontrollon këtë, nëse vërtet ka një lloj kontrolli mbi këtë lloj informacioni? A mbajnë këto media përgjegjësi apo kjo mbetet në duart e lunatikëve që urrejnë çdokënd në këtë botë?

Në fund ajo po ashtu thekson se kriza ekonomike me të cilën përballet bota sot, nuk mund të jetë një justifikim për të bërë kompromis me të drejtat e njeriut./ KultPlus.com