Qeveria shpronëson ish ndërtesën “Gërmia” për ta kthyer atë në Sallë Koncertale

Sot Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së saj kanë dhënë vendimin për shpronësim të ndërtesës së ish “Gërmisë”, ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmes rrjeteve sociale.

Ai ka shkruar se kanë shpronësuar këtë ndërtesë për adaptimin e saj për Sallë Koncertale, duke ruajtur stilin arkitektonik si pjesë e memories, sipas kërkesës së komunitetit të artistëve, ka bërë të ditur Kryeministri.

Ai ka shkruar: “Një ndër vendimet kryesore të Mbledhjes së sotme të Qeverisë, ishte ai për shpronësimin e ish ndërtesës së ndërmarrjes “Gërmia”, për adaptimin e saj për Sallë Koncertale, duke e ruajtur stilin arkitektonik si pjesë e memories, sipas kërkesës së komunitetit të artistëve.” /KultPlus.com