“Më mirë në pyll se në qytet” nga Isuf Myzyri, ikonë e artit të Shqipërisë së Mesme (VIDEO)

Isuf Myzyri është këngëtar i njohur. Jo vetëm një kompozitor e themelues i orkestrinës popullore, por edhe një vjershëtar dhe këngëtar i shquar, Isuf Myzyri, “Artist i Popullit”, është ikonë e artit të Shqipërisë së Mesme.

U lind në një familje e varfër dhe për të mbijetuar punoi si bahçevan e berber, deri në moshën 25 vjeç. Mbrëmjet i kalonte me miqtë e tij duke kënduar muzikë popullore, ku dhe spikati me zërin e ëmbël dhe veshin e mprehtë muzikor.

Një autodidakt i lindur, Isuf Myzyri mësoi violinën dhe bashkë me instrumentin magjik nisi kompozimin e këngëve të para, vargjet e të cilave i shkruante vetë megjithëse nuk kishte kryer asnjë klasë shkollë.

Në vitin 1905 krijoi orkestrën e tij popullore në Elbasan, të përbërë nga Thoma Prifti në klarinetë, Mehmet Balashi në lahutë, Arif Topalli, dajre, Musa Bebeti, mandol, ndërsa pjesë e formacionit të tij ishin edhe instrumentë të tjerë si cyrl bishtgjatë.

Orkestra e drejtuar nga artisti Myzyri interpretonte në sheshe, dasma, festa dhe në pikat turistike të qytetit dhe shumë shpejt krijoi repertorin me këngë erotike, historike dhe patriotike. Nuk munguan në krijimtarinë e tij edhe këngët për sektin bektashi, të cilit ai i përkiste.

Si një krijues i palodhur, në harkun kohor të 10 viteve (1929-1939) Isuf Myzyri kompozoi 16 këngë, ndër të cilat përmenden “Ma mirë n’pyll, se n’qytet”, “Kur hyna n’port t’kalasë” “Në zabel të gjeta”, “Nji lulisht me trandafila” etj.

Në librin “Enciklopedia e Elbasanit”, evidentohet se Isuf Myzyri është autori i 90 krijimeve poetike e muzikore, por që vetëm 21 prej krijimeve të tij njihen në ditët e sotme.

Shumë shpejt krijimtaria e tij i kapërceu “kufinjtë” e Elbasanit dhe këngët e tij ishin pjesë e dasmave dhe tryezave në mbarë Shqipërinë.

“Ai i këndonte dashurisë për vendlindjen e tij, Elbasanit, natyrës, vajzës elbasanase, traditës së qytetit, bujarisë etj. Këngët e tij u kënduan me shumë pasion në Shqipërinë e mesme dhe u mbajtën gjallë nga këngëtarët të shumtë.

Isuf Myzyri ndërroi jetë në 22 tetor të vitit 1956, por krijimtaria e tij e pasur, me vargje dhe melodi, vazhdon të jetë pjesë e jetës së përditshme.

Në vitin 1956, me rastin e 76 vjetorit të lindjes, Presidiumi i Kuvendit Popullor e dekoroi me “Urdhrin e Punës së Klasit të Dytë”. 22 vjet më vonë, më 7 qershor të vitit 1978, u nderua me titullin “Artist i Popullit”, ndërsa Elbasani qyteti i tij i lindjes e ka shpallur “Qytetar Nderi”.

Prej mëse 12 vitesh, figura e Isuf Myzyrit është përjetësuar me një monument që ngrihet në sheshin “1 Maji” të Elbasanit, ku me violinën në dorë artisti “përulet” çdo ditë përballë publikut, të cilët vazhdojnë të këndojnë dhe përcjellin këngën e tij në të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe në diasporë.

Sot Ansambli i Këngëve dhe Valleve në Elbasan mban emrin “Isuf Myzyri”, sepse këngët dhe muzika e “Usta” Isuf Myzyrit, përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të traditës së këngës popullore shqiptare. / KultPlus.com

‘Kur pata nji lule t’bukur’ (VIDEO)

Isuf Myzyri lindi në Elbasan, në mars të vitit 1881.

Myzyri njihet për zërin e veçantë e tejet të këndshëm për veshin e secilit dhe njihet për mënyrën e jashtëzakonshme se si luante në violinë, një instrument ky të cilin këngëtari e kishte mësuar prej shokëve të tij.

Krijimtaria e Myzyrit bazohet në atë të popullit, meloditë e tij u bazuan në intonacionet popullore.

Repertori muzikor i Isuf Myzyrit përbëhet nga 16 këngë, kyesisht me përmajtje erotike, fetare dhe patriotike. Ndër më të njohurat janë: “Ma mirë n’pyll se n’qytet”, “Errësin’ e pyllit”, “Kur hyna n’port t’Kalasë”, “Në zabel të gjeta”, “Nji lulisht’ me trëndafila” etj.

Mirëpo, ndër këngët më të njohura të interpretuara nga Myzyri, është kënga ‘Kur pata një lule të bukur’, një këngë kjo vazhdon të dëgjohet e këndohet edhe sot e kësaj dite, por është vetëm zëri i këngëtarit shkodran ai që këtë këngë e bënë. të frymojë si askush tjetër.

Sonte, KultPlus ju sjell po këtë këngë. Më poshtë gjeni tekstin dhe videon e këngës.

Kur pata nji lule t’bukur
thashë se do ta kem përherë
iku fluturoi si flutur
edhe s’mujta me i marrë erë.

Lulen n’dorë unë kur e pata
kimetin nuk ia dita
vaj sa shpejt na u ngrysë nata
unë këtë gja nuk e prita

Lulja prej dorës ç’më ra
unë nga gjumi u zgjova
më la të shkretë si gur varri
dhe nga mendja shkallova

Unë prej lules s’kam t’largu
si asht’ gjithë kjo dashuni
dhe sa vjen duke u shtu
merre kupën edhe pi

Dy herë leva n’Elbasan
njofta lulen e vërtetë
pije myzyr si t’kam thanë
kjo është jeta e vërtetë.

Vdiq në tetor të vitit 1954 dhe 22 vite pas vdekjes, iu dha titulli ‘Artisti i Popullit, ndërsa në vitin 2006 u shpall ‘Qytetar Nderi i Elbasanit’. / KultPlus.com

‘Kur pata nji lule t’bukur’, nga zëri i mahnitshëm i Isuf Myzyrit (VIDEO)

Fotoja e fundit e Usta Isuf Myzyrit

I lindur në Elbasan më 8 Mars 1881 Isuf Myzyri është një artist i rëndësishëm në historinë tonë, Artist i Popullit pas vdekjes.

Mjeshtër popullor i njohur gjithandej me emrin Usta. Krijues, këngëtar-tenor dhe interpret i shquar popullor në veglën e violinës i gjysmës së parë të shek. XX.

Në fëmijëri Isuf Myzyri punoi në zanate të ndryshme. Martohet në moshë të re dhe ndahet pas disa vitesh. Tërë jetën e tij e kaloi së bashku me të motrën e tij, dhe nuk u martua përsëri. Origjina e nënës së tij ishte nga Përmeti. Më 1905 formon formacionin e tij me vegla popullore të përbërë nga Simon Vela me çyr, Mahmut Ashiku me llahutë, Arif Çerma-Topalli me dajre, Thoma Priftin e gërnetë, Mehmet Gurra me ud, Ibrahim Zaimin me çyr bishtëgjatë, Myrteza Gracenin dhe Riza Beratin me violinë.

Megjithëse veprimtarinë e tij si krijues “Usta Isufi” e filloi në moshë të madhe rreth viteve 1927-1928, me autorësinë e Usta Isufit njihen rreth 30 këngë popullore elbasanase. Ndër këngët e kompozuara dhe përpunuara prej tij përmendim: “Në zabel të gjeta”, “Iku nata, agun malet”, “Dashunija si rrufe”, “Një lulishte me trandafila”, “Midis vetllash më ke një pikë”, “Ma mirë në pyll se në qytet”, “Si bilbili në pranverë”, “Ç’u dëshirush për me të pa”, “Spaske pasë pikë mëshire” etj.

Usta Isufit i njihet merita e ndërtimit të një repertori me këngë popullore elbasanase ku spikatin bukuria e frazës muzikore si dhe orientimi për nga vlerat e vërteta të kulturës muzikore të Elbasanit. Në vitin 1950 i jepet titulli “Dervish nderi”, nga ana e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Këngët e tij kanë kaluar gojë më gojë dhe nga njeri këngëtar në tjetrin jo vetëm në Elbasan por në gjithë Shqipërinë, në Kosovë dhe tek shqiptarët e Maqedonisë.

Në vitin 1950, në qytetin e Elbasanit, formacioni muzikor i Usta Isufit ka regjistruar disa disqe me këngë popullore në një shtëpi diskografike të ish Bashkimit Sovjetik. Ndër këngëtarët e tjerë popullorë të qytetit të Elbasanit që kanë kënduar këngë popullore me formacionin e tij me vegla përmendim edhe Mitat Stringën, Leksi Vinin, Mustafa Bodinin, Rustem Sericën, Mahmut Ashikun, Arif Topallin, Met Balashin, Demir Shoren, Ali Zenën etj. Më 31.08.1978 (pas vdekjes) i jepet titulli i lartë “Artist i Popullit” me motivacionin: “Si këngëtar popullor, ka dhënë një ndihmë të shquar në pasurimin dhe zhvillimin e këngëve folklorike…”./ KultPlus.com