Shkrimtarja J.K. Rowling mblodhi fonde fshehtas për të shpëtuar 100 gra afgane

J.K. Rowling, shkrimtarja e “Harry Potter”, mblodhi fshehurazi 1 milion dollarë në mënyrë që 100 gra afgane të mund të arratiseshin nga talebanët kur këta të fundit morën pushtetin në Afganistan.

Ajo siguroi paratë nga biznismeni dhe filantropisti Lord Michael Hinge, plus shuma të tjera të mëdha nga figura të tjera të shquara dhe donacione më të vogla nga publiku, raporton Daily Mail, përcjell Klankosova.tv.

Pra, në një operacion të vërtetë për jetë a vdekje, avokatet femra dhe familjet e tyre duhej të fshiheshin në bodrume përpara se të kontrabandoheshin në aeroporte dhe të fluturonin drejt lirisë.

Bujaria e shkrimtares të “Harry Potter” për të shpëtuar njerëzit në vitin 2021 doli në dritë vetëm të enjten në një debat në Dhomën e Lordëve, kur baroneshës Helena Kennedy, i nevojiteshin para për të shpëtuar gratë avokate, kryesisht gjyqtare dhe familjet e tyre./KultPlus.com

Shkrimtarja angleze dhuron një milionë funte për dy organizata bamirësie

Në këtë kohë pandemie, të gjithë po mundohen të japin kontributin e tyre për ta bërë sa më të lehtë situatën. Shumë artistë kanë ndarë shumë të mëdha për t’i dalë në ndihmë njerëzve që po përballen me Covid-19. Kështu, autorja e librave të magjistarit më të famshëm në botë, Harry Potter, J.K. Rowling do të dhurojë një milionë funte për dy organizata bamirësie.

Rowling tha se paratë do të ndaheshin në mënyrë të barabartë për shoqatën “Crisis” që ndihmon të pastrehët dhe “Refuge” që mbështet njerëzit që kanë pësuar dhunë në familje.

Përmes një postimi në Twitter ajo shkruan se “po mendon për njerëzit që ndodhen jashtë duke bërë punën e tyre për të mbrojtur mënyrën tonë të jetesës”. / KultPlus.com