Oh, do të kisha dashtë shumë që edhe ti t’kujtoje ditët e lumtuna të dashnisë tonë. Sa e bukur ishte jeta, e sa djegës ishte dielli. Me pirgje bijn gjethet e vdekuna. A e sheh: nuk kam harrue, gjethet e vdekuna bijn me pirgje si kujtimet e keqardhjet, dhe era e veriut merr gjithçka me vedi në natën ma të ftohtë që harron. A e sheh: nuk e kam harrue kangën që më ke këndue…/ KultPlus.com
Adrien mos mbaj inat ! Kthehu ! Topin e borës që ma ke hedhur në Chamonix dimrin e kaluar e kam ruajtur Eshtë mbi oxhak pranë kurorës së nuses e gjora nëna ime jetëshkurtër që vdiq e vrarë nga i ndjeri im atë që vdiq në gijotinë një mëngjes të trishtë dimri apo pranvere… Adrien mos mbaj inat ! Kthehu ! e kam pasur gabim e pranoj kam ndenjur vite të tëra pa hyrë në shtëpi Por ta kam fshehur gjithmonë që isha në burg ! Kam pasur gabime e pranoj shpesh rrihja qenin por të doja shumë !… Adrien mos mbaj inat ! Kthehu ! Edhe fije kashte qenushin tënd të vogël që ka ngordhur javën e kaluar e kam ruajtur ! Eshtë në frigorifer dhe kur e hap nganjëherë për të marrë një birrë e shoh kafshën e gjorë të pajetë dhe kjo më dëshpëron ! E pra jam unë që e kam bërë një mbrëmje për të kaluar kohën duke të pritur ty… Adrien mos mbaj inat ! kthehu ! Nga kulla Saint-Jacques jam hedhur poshtë pardje dhe kam vdekur për ty Dje më kanë varrosur në një varrezë shumë të bukur dhe mendoja për ty Dhe sonte jam rikthyer në apartamentin ku ti shëtisje lakuriq në kohën që isha e gjallë dhe po të pres… Adrien mos mbaj inat ! Kthehu ! Kam pasur gabime e pranoj kam ndenjur vite të tëra pa hyrë në shtëpi Por gjithmonë ta kam fshehur që isha në burg ! Kam pasur gabime, e pranoj shpesh rrihja qenin por të doja shumë !… Adrien mos mbaj inat ! Kthehu !/KultPlus.com
Ai hodhi kafe Në filxhan Hodhi qumësht Në filxhanin e kafesë I hodhi sheqer Kafes me qumësht Me lugën e vogel E përzjeu E piu kafen Dhe vuri filxhanin mbi tavolinë Pa më folur Ndezi një cigare Bëri rrathë Me atë tym Shkundi hirin Në taketuke Pa më folur Pa më shikuar U ngrit Vuri kapelen në kokë Veshi xhaketën e shiut Sepse binte shi Dhe doli jashtë Nëpër shi Pa një fjalë Pa më shikuar Dhe unë Futa kokën Mes duarve Dhe qava / KultPlus.com
Shkruan: Jacques Prévert Përktheu nga frengjishtja: Ag Apolloni
Kur ti fle
Ti fle natën, po unë nuk muj. Të shoh si flen e kjo m’ban t’vuj.
Ti i mbyll sytë sapo bie n’shtrat e unë rri e shoh trupin tand të gjatë. Asht qesharake, po mue m’ban me qajtë kur shoh se papritun ti nis e qesh. Ti qesh ndërsa fle. A thue tash ku je? Vërtet ku ike që m’le? Në nji vend tjetër ndoshta me nji tjetër grue. Tash ti je me të dhe po qesh me mue.
Ti fle natën, po unë nuk muj. Të shoh si flen e kjo m’ban t’vuj.
Kur ti fle unë s’e di a m’do përnjimend. Të kam afër, por jo në këtë moment. Edhe pse jam zhveshë e për trupi t’u kam mbështetë, më duket sikur kemi dikend ndërmjet. E prapë unë rrahjet e zemrës muj me t’i ndëgjue, edhe pse nuk e di nëse rrahin për mue. Nuk di asgjâ, jo nuk di mâ. Uroj që zemra jote të pushojë atë ditë kur të mos më dojë.
Natën ti andërron, po unë çka me ba? Të shoh si andërron dhe m’vjen me qa’.
Kështu kalon nata e ti zgjohesh në mëngjes dhe jam unë ajo së cilës ti tash i buzëqesh. Ti i buzëqesh rrezes, ditës me diell, e unë due ta harroj atë që e mendoja n’terr. Ti më drejtohesh si përherë, duke u shtriqë n’shtrat: “A ke flejtë mirë?” E unë ta kthej pa e zgjatë: -“Po, shpirt, shumë mirë.” -“Kurse unë të kam pa andërr si çdo natë.” /KultPlus.com