Detajet nga vetëvrasja e asistuar në Zvicër së regjisorit legjendar, Jean-Luc Godard

Avokati i regjisorit legjendar franko-zviceran pati konfirmuar se Godard zgjodhi t’i jepte fund jetës së tij në moshën 91-vjeçare pas një beteje të gjatë me ‘sëmundjet e shumta shfuqizuese’.

Godard vdiq në shtëpinë e tij në qytetin zviceran Rolle, në liqenin e Gjenevës, sipas familjes së tij.

Ndërsa eutanazia në Zvicër është e paligjshme, mjekët mund të përshkruajnë një koktej droge, të cilat, nëse gëlltiten ose injektohen nëpërmjet një pike intravenoze, i lejojnë pacientit të marrë jetën e tij.

E përditshmja franceze Liberation citoi një person të afërt me familjen të thoshte se ‘ishte vendimi i Godard dhe ishte e rëndësishme për të që njerëzit të dinin për të’.

Godard ishte një nga regjisorët më të mirënjohur në botë, i njohur për filmat francezë të “Valës së Re”: “Breathless and Contempt”, që frymëzoi një brez regjisorësh duke përfshirë Quentin Tarantino dhe Martin Scorsese.

Stili i tij i drejtimit e prishi konvencionin dhe ndihmoi në fillimin e një mënyre të re të krijimit të filmit, me punën me kamerë të dorës, shkurtimet dhe dialogun ekzistencial.

Në festivalin e filmit në Kanë 2014, Godard i tha transmetuesit zviceran RTS se nuk mendonte se do të dëshironte të vazhdonte të jetonte me çdo kusht nëse do të ishte në gjendje të vështirë.

“Nëse jam shumë i sëmurë, nuk kam asnjë dëshirë të më hipin në një karrocë… aspak”, tha ai.

I pyetur nëse do të konsideronte vdekjen e asistuar në Zvicër, ai tha: ‘po… tani për tani’.

Gjatë një karriere të gjatë që filloi në vitet 1950 si kritik filmi, Godard ishte ndoshta regjisori që theu kufijtë në mesin e kineastëve të “Valës së Re” që rishkruan rregullat për kamerën, zërin dhe narrativën – duke u rebeluar kundër një tradite të mëparshme të tregimit më formulues.

Quentin Tarantino ishte një fans i madh Godardit, madje ai e quajti kompaninë e tij të prodhimit sipas një prej filmave të tij, “A Band Apart”./ KultPlus.com

(Gaetan Bally/Keystone via AP)

Zbulohet se regjisori legjendar Jean-Luc Godard vdiq nga vetëvrasja e asistuar në Zvicër

Janë zbuluar detaje të reja rreth vdekjes së regjisorit legjendar, Jean-Luc Godard.

Sipas informacioneve të fundit, ai thuhet se vdiq nga vetëvrasja e asistuar në Zvicër.

Avokati i regjisorit legjendar franko-zviceran konfirmoi këtë mëngjes se Godard zgjodhi t’i jepte fund jetës së tij në moshën 91-vjeçare pas një beteje të gjatë me ‘sëmundjet e shumta shfuqizuese’.

Godard vdiq në shtëpinë e tij në qytetin zviceran Rolle, në liqenin e Gjenevës, sipas familjes së tij, duke shtuar se ai do të digjet dhe nuk do të ketë ceremoni zyrtare, shkruan DailyMail.

Ndërsa eutanazia në Zvicër është e paligjshme, mjekët mund të përshkruajnë një koktej droge, të cilat, nëse gëlltiten ose injektohen nëpërmjet një pike intravenoze, i lejojnë pacientit të marrë jetën e tij.

E përditshmja franceze Liberation citoi një person të afërt me familjen të thoshte se ‘ishte vendimi i Godard dhe ishte e rëndësishme për të që njerëzit të dinin për të’.

Godard ishte një nga regjisorët më të mirënjohur në botë, i njohur për filmat francezë të “Valës së Re”: “Breathless and Contempt”, që frymëzoi një brez regjisorësh duke përfshirë Quentin Tarantino dhe Martin Scorsese.

Stili i tij i drejtimit e prishi konvencionin dhe ndihmoi në fillimin e një mënyre të re të krijimit të filmit, me punën me kamerë të dorës, shkurtimet dhe dialogun ekzistencial.

Në festivalin e filmit në Kanë 2014, Godard i tha transmetuesit zviceran RTS se nuk mendonte se do të dëshironte të vazhdonte të jetonte me çdo kusht nëse do të ishte në gjendje të vështirë.

“Nëse jam shumë i sëmurë, nuk kam asnjë dëshirë të më hipin në një karrocë… aspak”, tha ai.

I pyetur nëse do të konsideronte vdekjen e asistuar në Zvicër, ai tha: ‘po… tani për tani’.

Gjatë një karriere të gjatë që filloi në vitet 1950 si kritik filmi, Godard ishte ndoshta regjisori që theu kufijtë në mesin e kineastëve të “Valës së Re” që rishkruan rregullat për kamerën, zërin dhe narrativën – duke u rebeluar kundër një tradite të mëparshme të tregimit më formulues.

Quentin Tarantino ishte një fans i madh Godardit, madje ai e quajti kompaninë e tij të prodhimit sipas një prej filmave të tij, “A Band Apart”./ KultPlus.com

(Gaetan Bally/Keystone via AP, file)

Vdes regjisori i famshëm franko-zviceran Jean-Luc Godard

Jean-Luc Godard, regjisori franko-zviceran, i cili ishte një figurë kyçe në Nouvelle Vague, lëvizjen e krijimit të filmave që revolucionarizoi kinemanë në fund të viteve 1950-1960, ka vdekur në moshën 91-vjeçare, sipas gazetës franceze ”Liberation”.

I njohur për stilin e tij të xhirimit ikonoklastik, në dukje të improvizuar, si dhe radikalizmin e pandërprerë, Godard la gjurmën e tij në një seri filmash gjithnjë e më të politizuar në vitet ’60, përpara se të shijonte një rikthim të pamundur të karrierës vitet e fundit, me filma të tillë si “Film Socialisme” dhe “Goodbye to Language” ndërsa eksperimentoi me teknologjinë dixhitale.

I lindur në Paris në vitin 1930, Godard u rrit dhe u shkollua në Nyon, në brigjet e liqenit të Gjenevës në Zvicër.

Pasi u kthye në Paris, pasi mbaroi shkollën në vitin 1949, Godard u angazhua në klubet e kinematografisë intelektuale që lulëzuan në kryeqytetin francez pas luftës, dhe dëshmuan transformimin e Valës së Re Franceze.

Pasi u takua me kritikë si André Bazin dhe regjisorët e ardhshëm François Truffaut, Claude Chabrol dhe Jacques Rivette, Godard filloi të shkruante për revistat e reja të filmit, duke përfshirë “Cahiers du Cinema” të Bazin.

Godard shfaqi qëndrimin e tij që në fillim, duke mbrojtur filmat tradicionalë të Hollivudit dhe duke promovuar regjisorët si, Howard Hawks dhe Otto Preminger, figurat më në modë. Godard gjithashtu mbështeti aktorin amerikan Humphrey Bogart, duke e promovuar në filmin e tij të parë, “Breathless”,i shfaqur në vitin 1960.

Megjithatë, përpara kësaj, Godard e lehtësoi rrugën e tij drejt krijimit të filmave nëpërmjet një serie filmash të shkurtër, si “Charlotte dhe Véronique”, ose “All the Boys Are Named Patrick” në 1957, të cilët shfaqnin stilin e tij të lirë.

Godard vazhdoi të bënte një seri filmash të rëndësishëm në vitet 1960 me një ritëm të furishëm. Filmi i tij i radhës, “Le Petit Soldat”, i cili sugjeronte që qeveria franceze të shpërfillte torturat u ndalua të shfaqej në ekran deri në vitin 1963, një film në të cilin Godard takoi gruan e tij të ardhshme, Anna Karina, si dhe shpiku aforizmin e tij më të famshëm, “Kinemaja është e vërteta me 24 kuadro në sekondë”.

Veprat e tjera kryesore përfshinin “A Woman Is a Woman”, një homazh vetreferues ndaj muzikalit të Hollivudit, ku përsëri luhej nga Karina, së bashku me Belmondo dhe fitoi më shumë çmime në Festivalin e Berlinit; filmi ekstravagant, epik “Contempt”, me Michel Piccoli, Brigitte Bardot, Jack Palance dhe Fritz Lang; dhe filmi “Alphaville”, një film fantashkencë.

Me kalimin e viteve ‘70, qëndrimet e ashpra politike dhe intelektuale të Godard filluan të humbnin dhe puna e tij pati më pak ndikim në vitet 1980, megjithëse, filmi i vitit 1987 i “King Lear”, i rikonfiguruar si një farsë post-apokaliptike që shfaq një gangster të quajtur Learo, u financua nga “Cannon Films”.

Filmi i tij i vitit 2001 “In Praise of Love” shënoi një rikthim, duke u përzgjedhur mes kandidateve të tjerë në festivalin e filmit në Kanë, ndërsa publikimi i “Film Socialisme” në 2010 i parapriu çmimit Oscar.

Filmi i tij i vitit 2014 “Goodbye to Language” fitoi çmimin “Image Book” në festivalin e filmit në Kanë 2018, si dhe “Palma e Artë speciale”./ atsh / KultPlus.com