Jennifer Lopez thyen rekord në Netflix me filmin “The Mother”

Filmi i ri i Jennifer Lopez “The Mother” u publikua pak kohë më parë dhe “theu” një rekord në Netflix. Sipas kompanisë filmi mori për 83.71 milionë shikime gjatë fundjavës së parë të transmetimit.

Në fakt, ky është një numër veçanërisht i rëndësishëm, pasi Netflix publikon statistikat çdo javë, dhe filmi theu një rekord në vetëm pak ditë.

Digitalspy.com vëren se “The Mother” ia kaloi “Luther: The Fallen Sun” që u publikua shkurtin e kaluar dhe mori 65.92 milionë shikime.

Sipas Netflix historia e filmit ka të bëjë me një vrasëse me pagesë që vite më parë u detyrua të arratisej, gjë që e detyroi të braktiste fëmijën e saj. Vite më vonë, ajo kthehet për të mbrojtur vajzën e saj nga disa burra jashtëzakonisht të rrezikshëm

Pas 20 vitesh, Ben dhe Jennifer bëhen bashkë për një film

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez do të bashkohen sërish pas gati dy dekadash në filmin e ardhshëm ” Unstoppable “.

Filmi i prodhuar nga kompania e Affleck dhe Matt Damon, ‘Artists Equity’, sjell një dramë sportive që tregon historinë e vërtetë të Anthony Robles, mundësi që lindi me një këmbë dhe ende arriti të fitojë kampionatin kombëtar në Universitetin Shtetëror të Arizonës.

Edhe pse bashkëpunimi i tyre i mëparshëm, ‘Gigli’ i vitit 2003, nuk u prit mirë, Affleck është i emocionuar që do të punojë përsëri me gruan e tij , duke thënë se ajo është një aktore e shkëlqyer e se është gjithmonë emocionuese për të punuar me të. Bashkëpunimi i parë i dyshes ishte një mësim për ta dhe që nga ajo kohë janë rritur si aktorë, thonë ata.

Me regji të William Goldenberg, i cili po bën debutimin e tij regjisorial pas montimit të disa prej filmave të Affleck, duke përfshirë “Argo” dhe “Live by Night”, “Unstoppable” ende nuk ka ende një datë zyrtare të publikimit, por fansat mezi po e presin.

Jennifer Lopez and Ben Affleck at Universal Studios Hollywood, on July 2, 2021. MEGA Agency/Backgrid

‘Tribeca Film Festival’ pret Jenifer Lopez dhe Robert De Niro

Një dokumentar i Jennifer Lopez-it, një ribashkim i “Heat” dhe biseda me kryesuesen e top-listës Taylor Swift dhe ish-kampionin e tenisit John McEnroe janë ndër ngjarjet kryesore të Festivalit të Filmit Tribeca të këtij viti, i cili fillon në Nju Jork të mërkurën.

Festivali vjetor, i themeluar 20 vjet më parë, synon të shfaqë filma kureshtarë, informues dhe argëtues. Programi i këtij viti përfshin dokumentarë mbi abortin, dëmshpërblimet dhe lirinë e shtypit.

Ne kurojmë shumë nga filmat tanë me një sy drejt audiencës më të madhe“, tha bashkëthemeluesja Jane Rosenthal për “Reuters”.

 “Halftime”, një dokumentar për karrierën e Lopez, do të hapë festivalin që do të shfaqë rreth 110 filma artistikë nga 40 vende. Aktiviteti i 8-19 Qershorit do të presë gjithashtu koncerte të shumta, duke përfshirë performancat e reperit Lil Baby pas premierës së filmit të tij “Untrapped” dhe Machine Gun Kelly, i cili do të ngjitet në skenë pas shfaqjes së filmit të tij artistik “Taurus”.

Fituesi i Oskarit dhe bashkëthemeluesi i festivalit, Robert De Niro, do të ribashkohet me yllin e tij të “Heat” Al Pacino dhe regjisorin Michael Mann për të festuar. Për De Niron ky është një film që ka punuar shumë. “Michael Mann është një regjisor shumë i veçantë. Ai dëshiron që gjërat të bëhen në një mënyrë të caktuar dhe me të drejtë… dhe kjo është ajo që e bën filmin të veçantë”, tha De Niro./ KultPlus.com

JLo paditet me 150 mijë dollarë gjobë, për postimin e fotografisë së saj në Instagram

Publikimi i një fotografie të vet, do t’i kushtojë Jennifer Lopezit me 150,000 dollarë, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas E!News, ndaj J.Lo u paraqit një kërkesë-padi lidhur me postimin e një fotografie në Instagram. Sipas dokumenteve, fotoja është postuar më 22 qershor të vitit 2017.

Në foto, shfaqet personazhi Harlee (Jennifer) në filmin “Shades of Blue”.

Pra, e drejta e kësaj fotografie i takon Steve Sands, i cili tashmë kërkon 150,000 dollarë për shkelje të së drejtës së autorit.

Bazuar në atë se çfarë është shkruar në padi, J.Lo dhe kompania e saj e produksionit nuk kanë marrë leje për ta postuar. / KultPlus.com

Lopez nis turneun për 50-vjetorin e lindjes, ngjitet në skenë me vajzën

Jennifer Lopez nisi turneu “It’s My Party: The Live Celebration” në nder të ditëlindjes së saj të 50-të në “The Forum” në Los Angeles mbrëmjen e së premtes.

Dhe një e ftuar shumë e veçantë iu bashkua divës së muzikës në skenë, vajza e saj 11-vjeçare Emme.

Nënë e bijë kënduan një duet në skenë dhe fansat mbetën me gojë hapur.

Lopez dhe Emme performuan këngën “Limitless” nga filmi i saj “Second Act” ndërsa ishin veshur të dyja me fustan të kuq.

Këngëtarja nuk mund të përmbante krenarinë e saj dhe publikoi një pjesë të videos duke kënduar në rrjetet sociale.

Megjithatë aftësitë vokale të Emmes nuk ishin befasi. Muajin e kaluar, Lopez publikoi një video të vajzës duke kënduar “If I Ain’t Got You” të Alicia Keys./oranews

“Amor, Amor, Amor”, kënga e re nga Jennifer Lopez (VIDEO)

Këngëtarja e mirënjohur Jennifer Lopez ka publikuar këngën e saj të re “Amor, Amor, Amor”.

“Amor, Amor, Amor”, e sjell në bashkëpunim me Wisin, transmeton Koha.net. Ajo thotë se është koha për të shpërndarë dashurinë.

“Koha për të shpërndarë dashurinë ‘AmorAmorAmor’ në bashkërpunim me Wisin”, ka shkruar Lopez në Facebook./KultPlus.com