Jennifer Garner pritet të luajë në filmin e Ben Affleck

Jennifer Garner dhe Ben Affleck janë të divorcuar por ato shpesh kanë qenë kryefjala e mediave rozë për raportin e mirë që gëzojnë së bashku. Ata përflitet se do të bashkëpunojnë edhe një projekt kinematografik i cili do të drejtohet nga Ben Affleck.

Aktorja është në negociata për të luajtur përballë Matt Damon në filmin Animals, një thriller krimi që do të transmetohet në Netflix. Filmi ka të bëjë me një kandidat për kryetar bashkie dhe gruan e tij, djali i të cilit është rrëmbyer.

Të rrethuar nga shumë armiq, politikë e të tjerë cifti nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të merren me punë të pista për të shpëtuar djalin e tyre. Ende nuk ëshët firmosur asnjë krontatë, por nëse palët bien dakord,  xhirimet e filmit mund të nisin gjatë muajist mars në Los Angeles. / KultPlus.com

Zgjedhet gruaja më e bukur në botë, por ajo nuk është e kënaqur me këtë titull

Aktorja Jennifer Garner është zgjedhur si gruaja më e bukur në botë nga revista ‘People’.

Revista prestigjioze ‘People’ ka bërë përzgjedhjen e përvjetshme për gruan më të bukur në botë.

E këtë vit tiulli i takon aktores Jennifer Garner, pasi sipas ‘People’, 
“Garner ka ditur të balancojë karrierën e saj, familjen dhe impenjimet sociale”, përcjell Gazeta Express.

Megjithatë, Garner ka një koment për këtë përzgjedhje.

Aktorja 47-vjeçare u shpreh se nuk ndihet rehat me këtë titull edhe pse është e nderuar.

47 vjeçarja, që është edhe nënë e 3 fëmijëve me aktorin Ben Affleck është shprehur se nuk e konsideron veten tërheqëse dhe ana fizike për të nuk ka asnjë rendësi me krahasim me karrierën dhe jetën familjare.

Jennifer Garner ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi me ndarjen nga aktori i njohur Ben Affleck./ KultPlus.com