Vdiq shkrimtari malazez, Jevrem Berkoviq

Ka vdekur në moshën 88 vjeçare shkrimtari malazez, Jevrem Berkoviq, shkruan KultPlus.

Shkollën fillore e kishte kryer në fshatin Kopilje dhe Seoci, teksa të mesmen e kishte vazhduar në Titograd dhe Sarajevë në drejtimin e gazetarisë.

Krijimtaria e tij arriti të vlerësohet nga juri të shumta profesionale, duke bërë që Berkoviq të fitoj shumë çmime.

Ai është fituesi i Çmimit të Trembëdhjetë Korrikut; Çmime dhjetori; Çmimet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Malit të Zi; Çmimet e mbrëmjes së poezisë Ratkoviq; Karta e Goran Kovaçiq; Çmime për tekstin më të mirë dramatik në Pozorje të Sterijës në 1972; Çmimi Kepi i Shpresës së Mirë, 2005 (fituesi i parë është Çmimi Kepi i Shpresës së Mirë i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës së Kosovës, fituesi i dytë është Ismail Kadare, dhe fituesi i tretë është shkrimtari amerikan John Updike); Çmimet e Unazës Mesdhetare 2007 (Çmimi Ndërkombëtar). Në vitin 2010, Berkoviq-it iu dha statusi i një krijuesi të shquar. Ai fitoi çmimin Teuta në 2013 dhe çmimin Ali Podrimja në 2015.

Berkoviq ka lindur në Seoci në Piperi më 29 dhjetor 1933. / KultPlus.com

Kur nuk mundesh më as të ëndrrosh

Poezi nga: Jevrem Bërkoviq
Përktheu: Lulzim Tafa

Askujt asnjë fjalë për sëmundjet e mushkërive
Të bindin se i shëndoshë as që ke lindur
Të dëbojnë atje në bjeshkë të vetmosh
Të ofrojnë ankth mëngjes e mbrëmje
Ta ndalojnë diellin, shiun dhe erën
Vetë gjeje ilaçin tënd, e ilaç për ty nuk ka.

askujt asnjë fjalë për sëmundjet e kresë
derisa të mundesh mos e prano
askujt asgjë nga zymtësia jote
shiko yjet, në thellsitë e qiellit
për kokën krejt një është
se ku po e çon në ato çaste.

askujt asnjë fjalë për sëmundjet e zemrës
këtu askush askujt nuk mund t’i ndihmojë
as në vendlindje mos shko që të shërohesh
atje së pari në zemër të therrin
I ndërsejnë mbi ty tufa qensh
E zemra e ka vështirë kur e lehin.

Askujt asgjë për sëmundjet e syve
Si ata sheh edhe kur të verbohesh
Gjeografia nuk ndërron shpesh
Pylli është i njëjti derisa është
Nëse të vjen keq për detin, dëgjoje.
Njerëzit mos i kujto, e di ti si janë

Askujt asgjë për sëmundjet e trupit
Venitesh! Venitu dhe mos u anko.
Kujto Ana Kareninën si vajzushë
Dhe kur nuk mundesh më as të ëndërrosh
Nëse asgjë nuk ke sjellë nga Lufta,
Këtu është revolveri i shtëpisë ose thika./KultPlus.com