Një foto e bejsbollistit të famshëm amerikan, Joe Jackson, e vitit 1911, e shkrepur nga Frank W. Smith u shit 1,47 milionë dollarë, që e bën shitjen më të paguar ndonjëherë për një fotografi sportive të nënshkruar, transmeton KultPlus.
Fotografia u ofrua nga shtëpitë e ankandeve ”Christie’s” dhe ”Hunt” në Nju Jork, për në ankandin ”Extra Innings: Koleksioni privat i kujtimeve të rëndësishme të bejsbollit”.
Ankandi paraqiti 246 objekte, përfshirë një shkop bejsbolli profesional të Babe Ruth, që u shitën për 1,05 milion dollarë, një kartolinë të Lou Gehrig, të vitit 1925, që u shit për 687 500 dollarë dhe një letër të shkruar me dorë të Joe DiMaggio për Marilyn Monroe, të vitit 1952, që u shit 525 000 dollarë. / KultPlus.com