Jovan Findiku solli ekspozitën me 39 peizazhe në Durrës

Piktori Jovan Findiku ka sjellë këto ditë në Galerinë e Arteve pamore “Nikolet Vasia” në Durrës një seri me peizazhe nga qyteti bregdetar dhe rrethinat e tij, si dhe përshtypje nga qytete të tjera të vendit tonë dhe vendeve fqinje.

39 tablotë e autorit 61-vjeçar kanë tërhequr vëmendjen e publikut, që bashkë me cilësitë profesionale të veprave ka vlerësuar edhe paraqitjen e tyre me shpjegimet përkatëse.

I rritur në Shijak dhe banues prej vitesh në Durrës, Jovan Findiku ka përfunduar Liceun Artistik “Jordan Misja” në vitin 1976.
Piktori nuk ka reshtur së punuari, duke ndjekur pasionin e tij të hershëm dhe ekspozita e parë që ka hapur këto ditë në Durrës ka patur vizitorë të shumtë.

Punimet e tij në teknikën e vajit i përkasin viteve të fundit paraqesin peizazhet aktuale nga Kepi i Rodonit, kalaja e Prezës, Porto Romano, Ura e Mesit, apo nga pika karakteristike në Itali dhe Greqi. Ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe këtë javë/ata