Justin Timberlake zbulon diagnozën e sëmundjes Lyme

Këngëtari amerikan Justin Timberlake ka zbuluar se po jeton me sëmundjen Lyme. Artisti 44-vjeçar tha se ishte “i tronditur” kur mori diagnozën, por kjo i shpjegoi simptomat si dhimbje nervore të forta gjatë performancave në skenë, lodhje ekstreme dhe ndjesi të vazhdueshme sëmundjeje.

Këngëtari i “Cry Me A River” ndau lajmin në Instagram, pasi përfundoi turneun e tij botëror “Forget Tomorrow”.

Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që mund të transmetohet te njerëzit nga pickimi i rriqrave të infektuar. Edhe pse shumica e pacientëve të diagnostikuar dhe të trajtuar në fazat e hershme shërohen plotësisht me antibiotikë, disa mund të përjetojnë simptoma afatgjata si lodhje, dhimbje dhe mungesë energjie.

Timberlake tha se përballë këtyre vështirësive, kishte menduar të ndalonte turneun përpara kohe, por në fund vendosi ta vazhdonte.

Në një postim në Instagram të enjten, ai shkroi:
“Ashtu siç e dini shumë prej jush, jam një person mjaft privat. Por ndërsa po reflektoj për turneun dhe festivalet, dua t’ju tregoj pak për çfarë kam kaluar. Ndër të tjera, kam qenë duke luftuar me disa probleme shëndetësore dhe më është diagnostikuar sëmundja Lyme, nuk e them këtë që të ndiheni keq për mua, por për të hedhur dritë mbi atë me të cilën jam përballur pas kuintave. Nëse keni kaluar këtë sëmundje ose njihni dikë që ka, atëherë e dini: të jetosh me këtë mund të jetë pafundësisht rraskapitëse, si mendërisht, ashtu edhe fizikisht.”

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, pacientët që trajtohen në fazat e hershme zakonisht shërohen shpejt dhe plotësisht. Megjithatë, pacientët që trajtohen më vonë mund të përjetojnë pasoja të qëndrueshme në sistemin nervor ose nyje.

Justin Bieber, Shania Twain dhe Avril Lavigne janë ndër artistët e tjerë që janë përballur me sëmundjen Lyme.

“Por Timberlake tha se ‘gëzimi që sjell performanca’ e tejkaloi stresin fizik që po përjetonte dhe ai ishte ‘i lumtur që vazhdova’. Turneu i tij dyvjeçar, i cili nisi në prill 2024, përfundoi në Turqi të mërkurën.”

“Jo vetëm që i provova vetes forcën time mendore, por tani kam kaq shumë momente të veçanta me ju që nuk do t’i harroj kurrë,” shtoi ai, duke theksuar se po përpiqej të ishte “më transparent” për sfidat e tij që të mos keqinterpretoheshin.

Ylli i muzikës pop kishte marrë kritika nga disa fansa në rrjetet sociale për performanca të dobëta gjatë turneut. Zbulimi i diagnozës vjen pas disa viteve të vështira për këngëtarin.

Në shtator të vitit 2024 ai u shpall fajtor për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit si pjesë e një marrëveshjeje për të mbyllur çështjen e tij ligjore për drejtim në gjendje të dehur.

“Ky është një gabim që e kam bërë, por shpresoj që kushdo që është duke më parë dhe dëgjuar tani të mësojë nga kjo. E di që unë sigurisht kam mësuar,” tha ai në atë kohë.

Këngëtari është përballur gjithashtu me reagime të ashpra pas zbulimeve për marrëdhënien e tij me ish-të dashurën Britney Spears, të cilat u trajtuan si në kujtimet e saj ashtu edhe në një dokumentar të veçantë për të.

Timberlake, i njohur fillimisht si frontmeni i grupit NSYNC, ka fituar 10 çmime Grammy si artist solo dhe është një nga artistët më të shitur të të gjitha kohërave. Ai është i martuar me aktoren Jessica Biel./BBC/KultPlus.com

Justin Timberlake dhe Missy Elliott nderohen me titullin doktor

Këngëtari i famshëm, Justin Timberlake, Missy Elliott dhe kompozitori i njohur, Alex Lacamoire pranuan të shtunën doktoraturë nderi nga Kolegji prestigjoz i Berklee i Muzikës në Boston.

Pas ceremonisë së diplomimit, ata ndan me të pranishmit disa fjalë me mesazhe tëfuqieshme për të rinjtë.

Ata iu bënë thirrje të gjithëve që të mos i ndërpresin ëndrrat e tyre, duke treguar se kurrë nuk është vonë të rikthehesh në kolegj.

“Ju jeni të përcaktuar nga ajo që përcaktoni dështimin si. Nuk është gjë nëse ju çon në suksesin tuaj. Kjo është e gjitha pjesë e udhëtimit”, ka thënë Timberlake pas marrjes së titullit.

Për ta bërë më komike situatën, këngëtari 38-vjeçar tha se shpreson që ta shohë këtë klasë diplomimi një ditë në skenën e muzikës.

“Takohemi në studio, dua të iu shoh të gjithëve atje!”, iu drejtua ai kolegëve të tij gjithashtu të diplomuar.

I njëjti ka publikuar disa fotografi edhe në rrjetin social Instagram, duke treguar se u ndje tejet i veçantë pas pranimit të titullit të doktoratës.

”Nuk ka ëndërr që është shumë e madhe … Vazhdoni !!! Më besoni mua … Unë jam një doktor! Por, vërtetë … FALEMINDERIT Barklee College për këtë nder të pabesueshëm, unë jam shumë i përulur dhe mirënjohës”, ka shkruar Justin në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/ KultPlus.com

Justin Timberlake shkruan librin e tij të parë

Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka shkruar librin e tij të parë me titull “Hindsight & All the Things I Can’t See In Front of Me”. “Man of the Woods” bëri të ditur përmes Twitterit se libri i tij tashmë është gati për botim.

“Kam disa lajme! Kam qenë duke punuar në këtë për një kohë dhe tani jam i lumtur që më në fund ju jap një vështrim në librin tim të parë”, tha Timberlake.

Libri është një punë e përmbledhjes së anekdotave, reflektimeve dhe vëzhgimeve në karrierën e këngëtarit. Ai, gjithashtu, përfshin qindra imazhe të sinqerta nga arkivat e tij personale që variojnë nga vitet e tij të hershme deri në ditët e sotme, në vende të botës, si dhe jashtë skenës.

“Hindsight & All the Things I Can’t See In Front of Me” do të dalë në shitje më 30 tetor të këtij viti./ KultPlus.com