Dokumentari për shqiptarët e Kalabrisë, për kë biente kambana e Sant’Adriano-s?

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Janar 2022

“Radiocorriere” ka botuar, me 19 mars 1955, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me një dokumentar asokohe mbi shqiptarët e Kalabrisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Për kë biente kambana?

Një dokumentar nga Antonio Federici mbi shqiptarët e Kalabrisë

Burimi : Radiocorriere, 19 mars 1955, f.6
Burimi : Radiocorriere, 19 mars 1955, f.6

Kisha mijëravjeçare e Sant’Adriano-s, tashmë gjysmë e rrënuar, ndodhet në Kalabri, pranë San Demetrio Corone, pra në zemër të rajonit shqiptar. Sipas një legjende të lashtë, kambana e Sant’Adrianos kishte një tingull, në kohë të tjera, që dëgjohej nga të gjithë shqiptarët, edhe përtej Adriatikut, në atdhe.

Sot ky tingull është shumë i dobët: shqiptarët e Kalabrisë ende rezistojnë, rreth Sant’Adrianos, në përpjekje për të ruajtur traditat e tyre, zakonet e tyre të lashta, por “përparimi” përparon dhe nuhat mbetjet e fundit të jetës së mirëfilltë dhe të vrazhdë shqiptare. Ndoshta është afër koha kur edhe kambana e Sant’Adrianos do të heshtë përgjithmonë.

Në fotot e mësipërme, nga e majta: kostumet e komuniteteve me origjinë shqiptare në Castrovillari dhe Lungro (Cosenza) – Majtas: Kisha e Sant’Adriano-s. – Djathtas: Vajza nga Lungro me kostumin e saj tradicional (Fotografi të Bruno Stefani-t)

https://www.darsiani.com/la-gazette/radiocorriere-1955-dokumentari-per-shqiptaret-e-kalabrise-per-ke-biente-kambana-e-sant-adriano-s/ / KultPlus.com

Burimi : Kisha e Sant’Adriano-s (Bruno Stefani) – Radiocorriere, 19 mars 1955, f.6