“Toka e lirive” kthen vështrimin nga Karl Marksi

“Teoria komuniste mund të përmblidhet në një fjali të vetme: zhdukja e pronës private” – Karl Marks

Bota po përballet me papunësi, zhvlerësim mallrash, rrudhjen e klasës së mesme, apo migrimet masive. Studiuesit, politikanët, ekonomistët kërkojnë zgjidhje. Por, përballë situatës kaotike globale, ekonomisti më i lexuar në kolegjet e Shteteve të Bashkuara është… Karl Marksi.

Ai ishte filozofi më me influencë që ka pasur ndonjëherë Gjermania. Karl Marks lindi më 5 Maj 1818 në Trier, një qytet i vogël gjerman pranë Moselit. Që në vitet e rinisë, Marks luftoi për idetë liberale të kohës së tij. Për këtë arsye atij i duhej të shkonte në ekzil, fillimisht në Paris, pastaj në Londër. Në Angli, ai ishte mjaft i interesuar për kushtet e punës së punëtorëve, që atëherë në fillesën e kapitalizmit shtypeshin e punonin në kushte të vështira.

Denoncimi që Marksi bëri në “Manifestin komunist”, për efektet anësore të kapitalizmit, po studiohet sot gjerësisht në vendi ku lindi kapitalizmi, madje shumë më dendur se autori kryesor i kapitalizmit.

“Manifesti Komunist” i Marksit rezulton teksti që udhëheq klasifikimin e teksteve që po mësohen më shumë, në kurset universitare amerikane, sipas të dhënave të regjistruara nga Open Syllabus.

Ky është një projekt që mbledh të dhëna për gazetën e financave MarketWatch.

Sipas të njëjtës renditje, në vendin e dytë renditet e “Pasuria e kombeve” me autor Adam Smith, i konsideruar si themeluesi i kapitalizmit. Por, studimi i veprës së tij është sa gjysma e Marksit, në matje. Ndërsa në vend të tretë është ekonomisti kontemporan, Paul Krugman.

“Lira e njeriut të lirë është shkaku i shtypjes së skllevërve” – Adam Smtih / Konica.al / KultPlus.com

Kur Karl Marksi shihte eksodin e shqiptarëve drejt Italisë

Karl dhe Xheni Marks të ringjallur, ulur në kanapenë e tyre në Hampsted, ndjekin një dokumentar televiziv rreth zbarkimit të refugjatëve shqiptarë në një plazh privat italian…

Ishin pikërisht pamjet e kronikave televizive me anije të mbushura plot shqiptarë që i arratiseshin vendit dhe varfërisë në kërkim të një jete më të mirë që e çuan shkrimtarin spanjoll Juan Goytisolo të shkruante më 1993-shin romanin “Saga e Familjes Marks”, një fiction surreal, i cili vjen në shqip me përkthimin e Bashkim Shehut, i cili prej vitesh jeton në Barcelonë, botuar nga “Pika pa Sipërfaqe”. Juan Goytisolo ka shkruar një roman brenda një romani, një vepër mbi pamundësinë për të shkruar një roman historik mbi Karl Marksin. Megjithatë bëhet fjalë gjithashtu për një libër që niset nga një bindje personale: Nuk ka asnjë doktrinë që mund t’i aplikohet shoqërisë si një zgjidhje e vetme për të gjithë problemet.

“Vepra nuk është as marksiste as antimarksiste, është një trill që mbledh mbetjet e mbytjes së atij procesi që u quajt socializëm dhe që preku miliona njerëz në të gjithë botën. Goytisolo aspiron të vijojë të thërrasë debatin, polemikën, jetën”, do të shprehej botuesi i tij spanjoll Joaquin Estefania, më 1993, kur libri u botua, duke shuar zërat e debatit  se vepra e Marksit po aktualizohet përmes mendimtarëve si Deleuze, Derrida dhe Goytisolo.Saga e Familjes Marks është një portret i familjes me histori, ose rrëfeja e historisë përmes një familjeje, asaj të Karl Marksit filozofit, i shpëtuar nga vetja, që asiston i indinjuar rrënimin e ideologjisë dhe rënien e prestigjit të mendimit të tij,  në fund të shekullit të 20-të.

Juan Goytisolo prodhon një kaleidoskop ku përzihen e shkuara dhe e tashmja, njerëz, vepra dhe diskurs dhe një angazhim i guxuar kritik,  që insiston të kthejë në rrëfenjë realitetin që prej kurthit bazik, nga i cili Marksi dhe të tijtë ( përfshi dhe armiqtë historikë) vazhdojnë të jenë të gjallë dhe mendimtarë, edhe pse tashmë të pafuqishëm, duke parë televizor dhe duke konstatuar rënien e komunizmit. Botuar më 1993-shit, njëqind vjet pas vdekjes së Karl Marksit, romani pati jehonë në vende si Anglia, ShBA, Kanadaja , Gjermania dhe Franca, kritikët e të cilëve e konsideruan si “një prej librave më pak të ngatërruar dhe më argëtuesit e Juan Goytisolo”. Gjithashtu e quajtën “një aventurë letrare e destinuar të ripohojë vlerën e tekstit përballë kulturës së imazhit”, “një libër i mbushur me humor dhe dituri, me jehona të Suift dhe Servantes, që përzien në mënyrë të admirueshme imagjinatën dhe dokumentimin”. Ironike, sarkastike, lojcake dhe e tepruar deri në dalldi, “Saga e Familjes Marks”, është një roman gëzueshëm anakronik që i jep në goditje biografisë historike.

Poeti, eseisti dhe romancieri Juan Goytisolo Gay u lind më 5 janar të 1931-shit. Ai ka jetuar në Marrakesh nga viti 1997 deri në vdekjen e tij, më 2017-ën. Është konsideruar si shkrimtari më i madh i gjallë spanjoll i fillimit të shekullit të 21-të, edhe pse ka jetuar jashtë Spanjës prej viteve ’50. Në nëntor të 2014-ës atij iu akordua çmimi Servantes, çmimi më prestigjioz letrar në botën spanjisht folëse. Juan Goytisolo u lind në një familje të shtresës së lartë. Ai deklaronte se niveli i statusit, i shoqëruar nga mizoritë e  stër-stërgjyshit dhe koprracisë së gjyshit të tij ( zbuluar nga leximi i letrave dhe dokumenteve të familjes), ishte një arsye madhore që ai iu bashkua partisë Komuniste në rininë e tij. I ati i tij u burgos nga qeveria republikane gjatë luftës civile të Spanjës, ndërsa e ëma, Julia Gay, u vra gjatë sulmit të parë ajror frankist në Barcelonë, më 1938-ën. Ai më pas ndoqi Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Madridit dhe në Universitetin e Barcelonës, por e la pa marrë diplomën. / KultPlus.com

Kur Karl Marksi shihte eksodin e shqiptarëve drejt Italisë

Karl dhe Xheni Marks të ringjallur, ulur në kanapenë e tyre në Hampsted, ndjekin  një dokumentar televiziv rreth zbarkimit të refugjatëve shqiptarë në një plazh privat italian…

Ishin pikërisht pamjet e kronikave televizive me anije të mbushura plot shqiptarë që i arratiseshin vendit dhe varfërisë në kërkim të një jete më të mirë që e çuan shkrimtarin spanjoll Juan Goytisolo të shkruante më 1993-shin romanin “Saga e Familjes Marks”, një fiction surreal, i cili vjen në shqip me përkthimin e Bashkim Shehut, i cili prej vitesh jeton në Barcelonë, botuar nga “Pika pa Sipërfaqe”. Juan Goytisolo ka shkruar një roman brenda një romani, një vepër mbi pamundësinë për të shkruar një roman historik mbi Karl Marksin. Megjithatë bëhet fjalë gjithashtu për një libër që niset nga një bindje personale: Nuk ka asnjë doktrinë që mund t’i aplikohet shoqërisë si një zgjidhje e vetme për të gjithë problemet.

“Vepra nuk është as marksiste as antimarksiste, është një trill që mbledh mbetjet e mbytjes së atij procesi që u quajt socializëm dhe që preku miliona njerëz në të gjithë botën. Goytisolo aspiron të vijojë të thërrasë debatin, polemikën, jetën”, do të shprehej botuesi i tij spanjoll Joaquin Estefania, më 1993, kur libri u botua, duke shuar zërat e debatit  se vepra e Marksit po aktualizohet përmes mendimtarëve si Deleuze, Derrida dhe Goytisolo.Saga e Familjes Marks është një portret i familjes me histori, ose rrëfeja e historisë përmes një familjeje, asaj të Karl Marksit filozofit, i shpëtuar nga vetja, që asiston i indinjuar rrënimin e ideologjisë dhe rënien e prestigjit të mendimit të tij,  në fund të shekullit të 20-të.

Juan Goytisolo prodhon një kaleidoskop ku përzihen e shkuara dhe e tashmja, njerëz, vepra dhe diskurs dhe një angazhim i guxuar kritik,  që insiston të kthejë në rrëfenjë realitetin që prej kurthit bazik, nga i cili Marksi dhe të tijtë ( përfshi dhe armiqtë historikë) vazhdojnë të jenë të gjallë dhe mendimtarë, edhe pse tashmë të pafuqishëm, duke parë televizor dhe duke konstatuar rënien e komunizmit. Botuar më 1993-shit, njëqind vjet pas vdekjes së Karl Marksit, romani pati jehonë në vende si Anglia, ShBA, Kanadaja , Gjermania dhe Franca, kritikët e të cilëve e konsideruan si “një prej librave më pak të ngatërruar dhe më argëtuesit e Juan Goytisolo”. Gjithashtu e quajtën “një aventurë letrare e destinuar të ripohojë vlerën e tekstit përballë kulturës së imazhit”, “një libër i mbushur me humor dhe dituri, me jehona të Suift dhe Servantes, që përzien në mënyrë të admirueshme imagjinatën dhe dokumentimin”. Ironike, sarkastike, lojcake dhe e tepruar deri në dalldi, “Saga e Familjes Marks”, është një roman gëzueshëm anakronik që i jep në goditje biografisë historike.

Poeti, eseisti dhe romancieri Juan Goytisolo Gay u lind më 5 janar të 1931-shit. Ai ka jetuar në Marrakesh nga viti 1997 deri në vdekjen e tij, më 2017-ën. Është konsideruar si shkrimtari më i madh i gjallë spanjoll i fillimit të shekullit të 21-të, edhe pse ka jetuar jashtë Spanjës prej viteve ’50. Në nëntor të 2014-ës atij iu akordua çmimi Servantes, çmimi më prestigjioz letrar në botën spanjisht folëse. Juan Goytisolo u lind në një familje të shtresës së lartë. Ai deklaronte se niveli i statusit, i shoqëruar nga mizoritë e  stër-stërgjyshit dhe koprracisë së gjyshit të tij ( zbuluar nga leximi i letrave dhe dokumenteve të familjes), ishte një arsye madhore që ai iu bashkua partisë Komuniste në rininë e tij. I ati i tij u burgos nga qeveria republikane gjatë luftës civile të Spanjës, ndërsa e ëma, Julia Gay, u vra gjatë sulmit të parë ajror frankist në Barcelonë, më 1938-ën. Ai më pas ndoqi Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Madridit dhe në Universitetin e Barcelonës, por e la pa marrë diplomën.

A kishte të drejtë Karl Marksi

Karl Marks është përshkruar shpesh si një nga mendimtarët më të mëdhenj të shekullit të 19-të. Shkrimet e tij kanë frymëzuar revolucione dhe kanë shkaktuar shekuj të tërë debatesh të zjarrta.

Marksi lindi në Prusi, në Gjermaninë e sotme, më 5 Maj të vitit 1818. Ai besonte se kapitalizmi, që në atë kohë ishte në kulmin e vet, kishte të meta të mëdha.

Sipas tij, kapitalistët, në kërkim të fitimeve edhe më të mëdha, do të shtynin ideologjinë që puna është gjë e mirë dhe argëtimi është i gabuar, dhe që vetëm gjërat materiale na bëjnë të lumtur.

Veç kësaj, parashikonte se kapitalizmi, duke përqafuar prodhimin në masë, nuk do t’i lejonte punëtorët të kishin kënaqësi nga puna. Në të njëjtën kohë, kapitalizmi do të shfrytëzonte klasën punëtore.

Ai u përfshi me Lidhjen Komuniste, një grup i vogël intelektualësh që donin ta rrëzonin sistemin e klasave dhe ta shpërndanin pasurinë në mënyrë të barabartë.

Marksi shkroi Manifeston Komuniste në vitin 1847, me mbështetësin dhe financuesin e tij, Friedrich Engels. Në manifesto shprehej ideja e një shoqërie ku pasuria ndahej në mënyrë të barabartë. Në të thuhet që pronat duhej të ishin publike dhe arsimi duhej të ishte falas për të gjithë.

Por në atë kohë Marksi njihej pak dhe lexohej pak. Kur vdiq, në vitin 1883, në funeral i shkuan vetëm 11 persona. Idetë e tij lulëzuan vetëm pas vdekjes.

Bazuar në idetë e marksizmit, erdhi komunizmi, krijimi i një shoqërie të drejtuar nga shteti e ku të gjithë janë të barabartë.

Komunizmi u kthye në lëvizje botërore, por ideja utopiane e një shoqërie të drejtë e të barabartë nuk u materializua asnjëherë. Komunizmi i izoloi dhe i varfëroi nënshtetasit, si dhe u masakruan me dhjetëra miliona. Sot, kapitalizmi mbizotëron në të gjithë botën.

Shumë prej kritikave të Marksit vazhdojnë të mbeten aktuale. Pabarazia midis të varfërve e të pasurve është shumë e madhe. Marksi kishte parashikuar se kapitalizmi do të bënte që të pasurit të bëheshin edhe më të pasur e të varfrit të mbeteshin po të varfër. Për këtë kishte të drejtë.

Marksi gjithashtu parashikonte se kapitalizmi do të krijonte ekonominë me cikle zhvillimi dhe krize, si faza të ndjekura rregullisht nga njëra-tjetra, dhe që kapitalizmi do të çonte drejt globalizimit, ku tregu do të mbizotërohej nga një grup i vogël kompanish gjigante.

Megjithatë, Marksi e nënvlerësoi aftësinë e kapitalizmit për t’i bërë të gjithë njerëzit më të pasur, duke bërë që çdo produkt të dilte në treg me çmim më të lirë. Në fakt, që nga viti 1980, bota ka 1 miliardë njerëz që kanë dalë nga varfëria absolute.

Marksi gaboi dhe nuk parashikoi dot aftësinë e kapitalizmit për t’u reformuar në mënyrë të vetvetishme, duke krijuar sisteme sociale që e rishpërndajnë pasurinë nëpërmjet taksave.

Edhe pse nga Marksi ka ende për të mësuar, zgjidhja që ofronte ishte më e keqe se sëmundja ekzistuese.

Por në të njëjtën kohë, nuk mund të thuhet që kapitalizmi i sotëm, ku mbizotëron pabarazia e thellë dhe krizat financiare, ka arritur të triumfojë, shkruan The Economist./ KultPlus.com