Kendall Jenner bëhet “Ikona e Vitit”

Modelja e njohur Kendall Jenner dërgoi në shtëpi çmimin më të madh në Revolve Awards.

23 vjeçarja mori çmimin më të madh ‘Ikona e Vitit’ gjatë ceremonisë që u mbajt mbrëmë në Palms Casino Resort, Las Vegas.

Në mbrëmje ishin të ftuar edhe modele të tjera si: Shay Mitchell, Emily Ratajkowski dhe Olivia Culpo.

Jenner shkëlqeu në mbrëmje me fustanin e zi duke treguar format perfekte të trupit të saj. /KultPlus.com