Këshilla të vyera mbi martesën që ky baba i dha të birit!

Kur mendojmë se cila lloj këshille është më e mira për të dhënë zakonisht, na duhet të themi me plot bindje se janë këshillat martesore.

Pse?

Sepse bashkëshortja juaj është ajo me të cilënn ju kaloni gjithë jetën tuaj.

Bashkëshortet janë ato që durojnë çdo vështirësi, dështim dhe luftë me ju. Ato janë pranë jush për sukses, rritje dhe bekime.

Ju mbështeteni me njëri-tjetrin, mbështeteni në njëri-tjetrin dhe bëni një jetë së bashku.

Një martesë është një partneritet dhe nëse e ushqeni atë, mund të jetë gjëja më e fuqishme në jetën tuaj. Mund t’ju japë rehati, shpresë dhe stabilitet kur pjesa tjetër e botës nuk mundet.

Ja këshillat që një baba i dha të birit rreth martesës dhe gruas së tij të ardhshme:

1. Biri im, në qoftë se ti bën shpenzime për një grua dhe ajo nuk të pyet asnjëherë nëse je duke kursyer apo investuar diku dhe ajo vazhdon të shijojë vëmendjen dhe shpenzimet, mos u marto me të!

2. Biri im, një grua mund të jetë një grua e mirë për ty, disa mund të jenë një nënë e mirë për fëmijët tuaj, por nëse ke gjetur një grua të mirë që është edhe një nënë e mirë për fëmijët tuaj dhe familjen tuaj, të lutem mos e lër të të ikë.

3. Biri im, mos e kufizo pozicionin e gruas tënde vetëm për në kuzhinë. Edhe në ditët tona, kishim toka bujqësore ku punonin çdo mëngjes, por ajo ishte zyra jonë.

4. Biri im, nëse të them se je koka e shtëpisë, mos shiko xhepin tënd; shiko nëse dallon një buzëqeshje në fytyrën e gruas tënde.

5. Biri im, nëse dëshiron të kesh një jetë të gjatë, le të jetë edhe gruaja jote përgjegjëse për pagën tënde, do të jetë e vështirë për ta shpenzuar kur është e vetëdijshme për nevojat e shtëpisë dhe faturat për të paguar.

6. Biri im, kurrë mos vër dorë mbi gruan tënde, dhimbja në trupin e saj nuk është asgjë krahasuar me plagën në zemrën e saj dhe kjo do të thotë që do të kesh vështirësi të jetosh me një grua të plagosur.

7. Biri im, tani që je i martuar, nëse ende ta merr mendja të bësh një jetë beqari, së shpejti do të përfundosh sërish beqar dhe i vetëm.

8. Biri im, nën pemën e madhe që takova nënën tënde, mund të ishin restorantet dhe baret e ditëve të sotme, por mos harro, gjëja më e ëmbël që bëmë aty ishte të përqafonim njëri-tjetrin.

9. Biri im, mos u bëj mendjemadh kur të fillosh të bësh më shumë para, në vend që t’i shpenzosh me ato vajzat e bukura që të joshin e nuk e dinë se sa shumë ke punuar për t’i fituar, shpenzoji ato me atë grua që qëndroi pranë teje gjatë gjithë kësaj kohe.

10. Biri im, kur i hidhja guralecë ose fërshëlleja nën dritaren e shtëpisë së babait të nënës sate, për ta thirrur atë, nuk ishte për seks, por ishte sepse më kishte marrë malli për fytyrën e saj të qeshur.

11. Biri im, mbaj mend, kur thua se gruaja jote ka ndryshuar, mund të jetë diçka që që ti ke ndaluar së bëri gjithashtu.

12. Biri im, nëna jote shëtiste me biçikletë me mua para se të bleja atë makinën breshkë që ndodhet në oborr. Një grua që nuk do të durojë me ty në fillimet e vështira, nuk duhet të gëzojë pasuritë e tua.

13. Biri im, mos e krahaso gruan tënde me asnjë grua, ka mënyra e mënyra se si ajo po të duron dhe a të ka krahasuar ndonjëherë me ndonjë mashkull tjetër?

14. Biri im, unë nuk i dërgova motrat e tua në shkollë, sepse isha budalla sikur shumë njerëz që mendonin se një femër nuk ka nevojë të shkollohet dhe nuk do të trashëgojë emrin e familjes, por ti mos e bëj këtë gabim. Trajtoji njësoj fëmijët e tu!

15. Biri im, nëna jote dhe unë nuk jemi të interesuar për atë që ndodh në martesën tënde, ndaj përpiquni t’i trajtoni problemet pa ardhur të ankoheni menjëherë tek ne.

16. Biri im, ndihmoje gjithmonë gruan tënde të arrijë ëndrrat e saj ashtu siç po ndjek të tuat.