OJQ “VoRAE” në përkujtim të holokaustit ndaj romëve: Romët, zëri i vuajtjes, shpresës dhe mbijetesës

Shkruan: Kiki Rrahmani- OJQ VoRAE

2 Gusht 2020

(2 gusht 1945 – “Dita e Holokaustit ndaj Romëve)

…Radha është për të bërë dush, ishte justifikimi i zakonshëm për ti futur të burgosurit e kampit në dhomat e gazit për ekzekutim…
Atje ku truri nuk funksiononte më…ku njerëzit ndaluan së menduari normalisht… ku vrasjet me bomba, me armë zjarri, pushkatimet, mbytjet me tortura dhe eksperimentet e gjalla në fushën medicionale, ishin bërë të zakonshme…

Në Aushvic të Polonisë, në Kampin “Birkenau”, atje, ku 75 vite më parë kishte ndodhur gjenocidi që tronditi botën – krimi më i urryer i shfarosjes së planifikuar ku rreth 6-të milion të pafajshëm u ekzekutuan dhe masakruan, përfshirë edhe qindra mijëra romë, nga nazistët gjermanë, në krye me diktatorin Adolf Hitler.

Sot ai kamp është shndërruar në muze, i hapur për vizitorë nga e gjithë bota. Pa dyshim është i frikshëm për nga ndjenja që përcjellë duke të rrënqethur trupin e mbi të gjitha duke të rikujtuar që vizita atje nuk është vetëm një mësim për historinë por mbi të gjitha është; moment reflektimi mbi përgjegjësinë njerëzore ndaj antisemitizmit, racizmit dhe antigjipsizmit, dukuri këto që kanë jehonë edhe në shekullin tonë.

Sot na ndajnë 75 vite nga data 2 gusht 1945 – “Dita e Holokaustit ndaj Romëve”… Ku pavarësisht të gjithave ata arritën të ruajnë, gjuhën, kulturën, traditat dhe zakonet që i identifikojnë. Arritën të ruajnë emrin Rom, emër që mbartë më vete vuajtje, sakrifica, shpresë dhe një shkëndijë drite. Emër ky që trasohet fatkeqësisht edhe në fraza të tjera si: (magjup, gabel, cigan e cigane). Vallë a është e drejtë ta ndyshojnë identitetin nga ai/ajo që je, pavarësisht që u munduan ti zhdukin nga faqja e dheut sikur të mos kishin ekzistuar kurrë.

Romët arritën të mbijetojnë, edhe pse nuk kanë një shtet për të jetuar. Po, po nuk kanë një shtet të caktuar, ata mund ti gjesh kudo… Por, “gjaku nuk është ujë”, sepse me mendje e zemër gjithmonë janë të bashkuar, duke punuar për një të ardhme më të mirë, që në fund të tunelit sado të errët, të shohin dritë!

Thonë që: “Vaji i popullit është kënga” e kush mund ti shpreh të gjitha dhimbjet, shtypjet dhe vuajtjet shpirtërore në vargje e melodi më mirë se kënga rome. Kënga që përveq vuajtjes dhe mjerimit, di ti këndoj edhe dashurisë e gëzimit, ditëve të bukura që ëndërrojnë ti shijojnë, edhe pse shpesh herë largë realitetit të cilin e jetojnë.
Një realitet sado qe i hidhur ata asnjëherë nuk e mohojnë se kush janë dhe kë përfaqësojnë. Dhe jo rastësisht edhe në ditët e sotme është akoma sfidë integrimi i Romëve në komunitetin shumicë – komunitetin tonë.

“Një komb që lë pas dore rinin e tij, vë në rrezik identitetin e tij”- por jo edhe indentitetin Rom, të cilët e ruajtën brez pas brezi e për të cilin flasin faktet dhe historia.
Përderisa në kohë lufte ata mbijetuan dhe nuk u asimiluan, në paqe, ne duhet ti pranojmë dhe ti respektojmë pikërisht për atë që janë – të qenurit Rom. / KultPlus.com