Libri ‘Vrasja e Kulturës’ promovohet në Prishtinë, shfaq objektet kulturore që u përdorën si qendra të torturës në ish-Jugosllavi

Flonja Haxhaj

Libri monografik ‘Vrasja e Kulturës’ i përgatitur nga Viktor Ivancic, Hrvoje Polan dhe Nemanja Stjepanovic, është promovuar para publikut të festivalit ‘Mirëdita, dobar dan’ të shtunën, në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, shkruan KultPlus.

‘Vrasja e Kulturës’ shfaq institucionet e kulturës që në kohën e ish-Jugosllavisë ishin përdorur si qendra ku në to kryheshin krime si tortura, vrasje, dhunime, e duke u përdour për qëllime krejt ndryshe nga ajo për të cilin ishin ndërtuar.

Për të folur për librin, ishte e pranishme Vijera Rugic nga forumi ZFD e cila ka folur para të pranishmëve për përmbajtjen e librit dhe çka përcjll ai.

“Ideja e këtij librit ka ardhur nga ekspozita ‘Vrasja e Kultrës’, emrin e të cilin e mban edhe vetë libri. Ne jemi me idenë se shumë institucione kulturore që kanë qenë të njohura në socializëm, janë anshkaluar, siç kanë qenë bashkësitë lokale ku takoheshin njerëzit, shtëpitë e kulturës dhe kinematë. Fatkeqësisht, shtëpitë e kulturës dhe qendra të këshillimit me numër më të madh kanë qenë në hapësirat e Bosnje dhe Hercegovinës. Më pas në Kroaci dhe për shkak të rrethanave edhe në Kosovë. Në Kosovë më pak, për arsye se lufta ka qenë më e shkurtër dhe e shpejtë dhe nuk ka pasur kohë t’i grumbullojnë njerëzit në këto qendra edhe pse edhe aty ishte e tmerrshme poashtu.” – thotë Rugic e cila ndër të tjerash tregon rëndësinë e dokumentimit të asaj çfarë ka ndodhur sepse sipas saj, nëse nuk është e shkruar është sikur të mos të kishte ndodhur fare.

Ky libër, përveç që shfaq imazhe të atyre objekteve kulturore që u përdorën si qendra të torturës, shpalos edhe histori të personave që u maltretuan aty nga regjimi jugosllav. Vijera Rugic flet edhe për mënyrën se si i bënë bashkë të gjitha këto fakte që doumentojnë tmerrin e përjetuar në kohës së këtij regjimi.

“Bashkëpunimi ynë ka filluar atë vit me gazetarin Viktor Ivanvic nga Kroacia, Nemanja Stjepanovic nga Beogradi dhe Hrvoje Polan nga Kroacia i cili ka sjellur fotografitë për këtë libër, ku Viktor Ivanvic dhe Nemanja Stjepanovic kanë folur pa hezitim për atë që kishte ndodhur në shtëpitë e kulturës dhe kinematë, dhe për të cila histori ne kemi diskutuar shumë e që do ta shihni në ekspozitën që përbëhet nga 20 fotografi, ku do të mund të vëreni transformimin e disa vendeve. Për shembull në Celopek në komunën e Zvrnik, në një qendër të kulturës, tani është ndërtuar një shtëpi banimi në trend me kohën ku nuk ka shenja që atje ka qenë një qendër tmerri për kulturë, ku janë kryer  krime të tmerrshme.”- thotë ajo.

Gjatë procesit të grumbullimit dhe dokumentmit të këtyre fakteve, autorët kanë hasur në rezistencë e vështirësi të ndryshme, madje Rogic para publikut të festivalit ‘Mirëdita, dobar Dan’ shpjegon se ka pasur edhe media që pas promovimit kanë përhapur propagandë se ngjarjet që janë shkruar në këtë libër nuk janë të vërteta.

“Kur ne kemi pasur promovimin e librit dhe të kësaj ekspozite në vitin 2019 ne kemi pasur një interesim të madh për shkak se ishte i pranishëm edhe Nemanja Stjepanovic i cili edhe ka folur për librin dhe i ka treguar përvojat gjatë shkrimit përveç të disa mediumeve të cilat tregojnë realisht pasqyrën  dhe informojnë në mënyrë reale për këto ngjarje ka pasur edhe të tjera ndonëse të pakta në numër që kanë përhapur propagandë se këto ngjarje nuk kanë ndodhur. Dhe ky ëstë një problem i vazhdueshëm si vrasje e fakteve dhe vrasje e të vërtetës. Për atë, ne duhet të punojmë shumë të gjithë së bashku. Nuk ka pajtim, nuk ka kurrsesi asnjë mundësi që gjërat të qartësohen përderisa i fshehim krimet. Krime ka shumë dhe për to duhet patjetër të flasim. “ shton më tutje Rugic.

Më pas, të pranishmit patën mundësi të shohin 20 fotorafitë e fotografit të ndjerë, Hrvoje Polan, në ekspozitën ‘Vrasja e Kulturës’, si dokumentim i të gjitha këtyre institucioneve kulturore që patën një funksion politik e që u përdorën si një armë e luftës në kohën e Ish-Jugosllavisë.

Ndërkaq, festivali ‘Mirëdita, dobar dan’, i cili këtë vit u mbajt në Prishtinë, ku artistët serbë patën mundësi të shfaqin kulturën e tyre para publikut kosovar, u mbyll me screaning of the movie ‘The Load’ nga Ognjen Glavonic./KultPlus.com