Kinematografia e viteve ’90 sjellë filma të animuar

Programi veror i AQSHF vijon bashkëpunimin me Tulla Nouvelle duke i dedikuar një mbrëmje shumë të veçantë kontributit të jashtëzakonshëm të regjisorëve të filmave të animuar.

Pas rënies së diktaturës, animacioni shqiptar përjetoi një rilindje të shkurtër, edhe pse këta filma të mrekullueshëm shihen rrallë dhe nuk njihen sa duhet nga publiku i gjerë. Fatkeqësisht, filmat artistikë të viteve ’90 kanë eklipsuar filmat novatorë dhe imagjinativë të bërë në argjilë, vizatim dhe prerje nga artistë të talentuar dhe ëndërrimtarë si Stefan Taçi, Rikarda Nova, Artur Dauti, Ergys Faja, Shaqir Veseli, Artan Maku, etj.

Flaka magjike e animacionit të vendit tonë ishte veçanërisht e ndritshme gjatë viteve ’90, ndaj mos e humbisni këtë natë që do të jetë e paharrueshme, nën yje, në tarracën e Pallatit të Kulturës.
Të martën më 4 shtator duke filluar nga ora 21:00./ KultPlus.com

Gepostet von Arkivi Qendror Shteteror i Filmit am Freitag, 31. August 2018