Kisha e shqiptarëve në Romë ka mbajtur meshë në shqip për jetët e humbura nga tërmeti

Gjatë mbrëmjes së sotme, në kishën e shqiptarëve në Trastevere “San Giovanni della Malva” në Romë, u mbajt mesha në shqip me lutje për jetët e humbura dhe të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në prag të festës së Krishtlindjes, kisha do të organizojë një koncert për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti. Syri.net / KultPlus.com