Fotografitë e rralla të një fëmijërie të humbur

   

Ishin ditët me diell. Me lojrat e përbashkëta, para oborrit të pallatit. Në shkollë prapë bashkë. Mësimet i bënin në të njëjtin orar, madje për këtë kishim edhe një grup të vogël kontrolli, me dy vetë, sipas radhës. Askush nuk duhej të luante jashtë, në orarin e studimit në shtëpi. Po ama, kur loja niste ndizej mëhalla.

Nuk kishte as internet, as telefonë të zgjuar që të të “raportojnë” në çast vendndodhjen. Por, secili mbante varur në qafë, një çelës. Ishte çelësi i shtëpisë – shumëkush e kujton duke qeshur, këtë detaj të viteve të fëmijërisë… Jemi para viteve ‘90-të!

Fotografitë e mëposhtme, vijnë si “relike” të çmuara në një kohë të vështirë. Sepse koha është e pakthyeshme, sikurse fëmijëria dhe pafajësia./Konica.al / KultPlus.com