Qendra Tirana Art në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, po organizon Simpoziumin Ndërkombëtar të Artit, në bashkëpunim me Kongresin Rinor dhe Bashkinë e Tiranës.
Bëhet fjalë për një “Koloni arti”, me të rinj nga 17 vende të ndryshme të cilët në përfundim të qëndrimit, në Tiranë, do të prezantojnë punimet e tyre artistike, në “Galerinë e Artit Tiranë”. Artistët e rinj janë duke i përfunduar punimet e tyre, ndërkohë që gjatë vizitës së tyre kanë mundur të njihen me njëri-tjetrin si dhe me Tiranën.
Ky aktivitet promovon trashëgiminë kulturore, traditat, turizmin e diversitetin kulturor duke bashkuar artistë nga Europa e më gjerë, nën moton “ Të jetojmë së bashku në Europë, si të barabartë në dinjitet, drejt integrimit europian”.
Ndërkohë, të rinjtë shkëmbejnë eksperienca mes tyre, Tirana Art Colony kreu vizita në ambientet e COD, bashkinë e Tiranës, Muzeun Historik Kombëtar, etj./atsh/ KultPlus.com