500 nxënës të komunitetit pakicë ndihmohen me pajisje shkollore nga Këshilli i Evropës

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Ferizajt në bashkëpunim me Programin ROMACTED të Këshillit të Evropës ka përmbyllur me sukses projektin për ri-integrimin e komunitetit RAE në komunën e Ferizajt, pjesë e planit të veprimit lokal.

Projekti ka qenë i fokusuar në komunikimin shtëpi më shtëpi për fëmijët e komunitetit, në mënyrë që të rikthehen bankave shkollore.

Për këtë komunikim kanë qenë të angazhuar tre mediatorë për 7 muaj radhazi.

Gjysma tjetër e projektit ka përfshirë shpërndarjen e pajisjeve shkollore për 500 nxënës të komunitetit në gjitha shkollat në të cilat mësojnë këta nxënës.

Këto pajisje janë shpërndarë për nxënësit e shkollave “Tefik Çanga”, “Ahmet Hoxha”, “Gjon Serreçi”, dhe shkollës së fshatit Mirash, Koshare, Dardani dhe Dubravë. / KultPlus.com