Korça International Short Film Fest sjellë syzet realitetit virtual për të shikuar filmat

Ditën e Hënë, më datë 8 Korrik, në ora 19:30 ne ambientet e Teatrit Andon Zako Çajupi, nis Korça Short Film Fest 2019.

50 filma të shkurtër nga 27 vende të ndryshme të botës do të shfaqen gjatë 5 ditëve të festivalit, në ambientet e Teatrit A.Z. Çajupi dhe në sheshin e kullës panoramike.

Programi special “FOCUS AUSTRIA” do të hapë këtë edicon. Një proragm i mundësuar nga Ambasada e Austrisë në Tiranë. Znj. Doris Bauer, drejtoresha e VIS Vienna Shorts, do të prezantojë këtë projekt.

Më pas programi do të vazhdojë me filmat në konkurim, dhe ditën e Premte, më datë 12 Korrik, do të ndahen çmimet për filmat më të mirë.

Risia e këtij viti ështe dhe program VR Competition. Filmat Virtual Reality do të mund te shihen nëpermjet syzeve VR, dhe hyrja do të jetë e lirë për të gjithe.

Kids Program është program i fëmijëve i cili u zhvillua mes datave 2-4 Korrik, dhe ku 60 fëmijë morën pjesë në një seri workshopesh, duke u njohur me teknikat e ndryshme të animacionit dhe duke realizuar disa filma të animuar. 

Korça International Short Film Fest, është mbështetur nga Bashkia Korçë, Ministria e Kulturës, Ambasada Franceze, Ambasada Austriake, Aleanca Franceze Korçë, Clermont-Ferrand Film Fest, VIS Vienna Shorts.