Përkujtohet 143 vjetori i lindjes së atdhetarit Kristo Dako

Si sot, më 24 dhjetor 1878 u lind në Korçë, Kristo Dako.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujtoi sot 143-vjetorin e lindjes së atdhetarit Kristo Dako.

Dako më 1887 emigroi në Bukuresht ku mbaroi shkollën e mesme dhe më pas Fakultetin e Matematikës. Më pas shkoi drejt Shteteve të Bashkuara ku ndoqi Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Oberlindit në vitet 1906-1913.

Më 1908 u kthye në atdhe dhe më 1909 qe pjesëmarrës në Kongresin e Elbasanit.

Në 1913 u zgjodh redaktor i gazetës “Dielli”, organ i Federatës Mbarëshqiptare “VATRA”. Dako ishte pjesëmarrës në Konferencën e Paqes së Parisit.

Kristo Dako është takuar dy herë me presidentin Woodrow Wilson, në lidhje me çështjen e kombit shqiptar.

Deputet dhe ministër i Arsimit në qeverinë e Hasan Prishtinës për pak kohë. Dako u tërhoq nga politika dhe iu përkushtua arsimit duke hapur institutin “Qiriazi” (Kyriaz).

Ndërroi jetë më 16 dhjetor 1941 në Tiranë.