Me fjalët e shkrimtarit Ismail Kadare, mbi vërtetësinë dhe origjinalitetin e treguar për skulpturën e Nënës Terezë të realizuar nga Luan Mullliqi, Kryeministri Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes së tij nga jeta, shkruan KultPlus.
Kryeministri Kurti përmes një postimi në facebook, ka thënë se mungesa e artisti me shije të hollë do të ndihet çdo herë e më shumë, por se sipas tij Mulliqi do të ketë mundësi të përkujtohet nëpërmjet veprës së tij në qytet.
“Shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, iu kishte ngulitur aq thellë në mendje një skulpturë e Nënës Terezë sa edhe pati shkruar: “Nënë Tereza e Mulliqit ka një metaforë të rrallë që duke shpërthyer nga toka dëshmon për vërtetësinë e shenjtores sonë. Luan Mulliqi ka ndërruar jetë. Si veprat, edhe emri i tij, jehon gjithandej. Pafund janë vendet në të cilat ka ekspozuar e ku veprat e tij janë të koleksionuara, njësoj sikur pafund janë punët që la pas. Një artist me shije të hollë e me dije të gjerë nga sot nuk është më në mesin tonë. Mungesën do t’ia ndjejmë përherë më shumë, por, Luanin do ta shohim në qytet nëpërmjet punës së tij. Artisti nuk shuhet, sepse vepra e tij jeton”, thuhet në postim.
Me këtë rast, Kryeministri Kurti u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të skulptorit Mulliqi.
“Ngushëllime familjes, miqëve, kolegëve e studentëve të tij! Ngushëllime të gjithë neve!”, thuhet në postimin e kryeministrit./KultPlus.com