“Na e dojmë ma shumë sesa ju shqiptarët Shqipërinë, na kan eduku ndër breza me e dashtë e kështu jena rrit” (VIDEO)

Pas disa javësh izolim, tashmë me lehtësimin e masava nga situata e krijuar prej koronavirusit edhe qytetarët e Kosovës po dynden drejt plazheve shqiptare.

Mëngjesin e kësaj të shtune rradhë të gjata janë vërejtur në pikën kufitare të Morinës. Temperaturat gjithnjë e në rritje kanë bërë që frekuentimi i plazheve të bëhet masiv. Janë të shumtë kosovarët të cilët zgjedhin bregdetin e Durrësit si destinacion për të kaluar fundjavat e tyre.

Deti është ai ç’ka të gjithë kanë nevojë për tu relaksuar në këto ditë të nxehta vere dhe sidomos pas një periudhe të gjatë izolimi dhe distancimi social në shtëpi.

‘’Na Kosovarët, e dojmë ma shumë Shqipërinë sesa ju shqiptarët, është pak cinike por ashtë e vërtetë. Na kan eduku ndër breza me e dashtë Shqipërinë e kështu jena rrit’’- tha një qytetar i cili po kalonte pikën kufitare të Morinës dhe po drejtohej drejt bregdetit për të pushuar. /Foxnews /KultPlus.com