Djali nga Kosova i kthen kuletën me 2 mijë dollarë aktores Streep, refuzon edhe shpërblimin

Gazetari i CNN, Bill Weir, përmes një postimi në “Twitter”, ka treguar një ngjarje ku përfshihet një i ri nga Kosova, dhe ky i fundit ka gjetur një kuletë me një shumë të parave në të, shkruan KultPlus.

Weir ka thënë se kosovari kishte gjetur një kuletë me 2,000 dollarë brenda, e cila i përkiste aktores së famshme amerikane, Meryl Streep.

Pasi e kishte parë ky i fundit letërnjoftimin, ka marrë vendim që t’ia kthejë kuletën së bashu me të hollat.

“Një djalosh nga Kosova, i cili punon në të njëjtën ndërtesë me mua, e ka gjetur një kuletë në rrugë me 2 mijë dollarë në të. Ai e ka shikuar letërnjoftimin dhe pa se është e aktores Meryl Streep. 

Kosovari është shprehur më pas se babai i tij gjithmonë i kishte thënë se nëse gjen diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja.

Ai gjithashtu refuzoi një shpërblim përkundër faktit që aktorja Meryl insistoi. /KultPlus.com