Në orën 20:00 do të shënohet “momenti kombëtar i reflektimit” nga Big Ben

Parlamenti anglez ka konfirmuar se kambana në Kullën Elizabeth do të goditet në orën 20:00, për të shënuar atë që e quajtën një “moment kombëtar reflektimi”, në të cilin njerëzit inkurajohen të mbajnë një minutë heshtje për Mbretëreshën.

Këmbana është pajisur me një silenciator për të qetësuar zhurmën e ziles, e cila do të bjerë përsëri në orën 20:01 për të shënuar fundin e një minutë heshtjeje. /KultPlus.com