Courtney Love e shënoi 28-vjetorin e martesës me muzikantin e ndjerë Kurt Cobain

Love e ka ndarë një fotografi nga dasma e saj me Kurt Cobainin, me rastin e 28-vjetorit të martesës së çiftit, dhe gati 26 vjet pas vdekjes së tij.

Këngëtarja dhe aktorja 55-vjeçare ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj fotografinë e shkrepur në vitin 1992, nga dasma e çiftit në Honolulu të Hawaiit, të cilën e përcolli me një mesazh prekës në kujtim të bashkëshortit të saj të ndjerë.

“Para 28 vjetësh ne u martuam në plazhin Waikiki të Honolulus. Më kujtohet ndjenja e thellë, e këndshme dhe marramendëse e dashurisë dhe sa me fat ndihesha. Ky burrë ishte një engjëll dhe e falënderoj shumë që është kujdesur për mua gjithë këto vite,” shkruhej në mesazhin e këngëtares Love.

Në këtë letër të hapur, ajo po ashtu ndau kujtime dhe e shprehi dashurinë e saj ndaj këngëtarit të ndjerë të bendit “Nirvana”, I cili u vetëvra vetëm dy vjet pas martesës.

Çifti, që ishte martuar vetëm disa muaj pasi e kishin filluar lidhjen e dashurisë në vitin 1991, e mirëpriti në jetë vajzën e quajtur, Frances Bean Cobain, vetëm gjashtë muaj pas dasmës. / KultPlus.com

Lansohet traileri i filmit të Kurt Cobain

Kurt Cobain la gjurmë të mëdha në industrinë e muzikës, duke u bërë një ikonë e rock-ut e duke lënë pas vetes një mori këngësh që vazhdojnë të këndohen e dëgjohen edhe sot e kësaj dite, shkruan KultPlus.

Kurt Cobain që ka qenë pjesë e grupit ‘Nirvana’, tani do të kishte mbushur 53 vjeç. Për Cobain janë shkruar qindra libra dhe mijëra artikuj që shpalosin atë që bëri, ato çfarë nuk bëri, çfarë roli ai dhe Nirvana e tij luajti në muzikë e kulturë dhe thjesht në jetën e një brezi të tërë.

Tash së fundi është lansuar edhe traileri i shumëpritur i filmit të tij, i cili pritet të dalë në vjeshtën e këtij viti. Pearl Jam, Soundgarden dhe Alice in Chains, nuk është konfirmuar ende që se a do të punojnë në këtë film! / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=jMKpJEYG834&feature=youtu.be&fbclid=IwAR1-yj_1w9Vu1GImKT4V1HgLwnQUxwzY09F245SsZlgVIJjhHqVkWRhMleM