319 vjetori i Kuvendit të Arbrit, Ndreu: Restaurim i kishës së Shën Gjon Kryepremit

Bashkia e Lezhës përkujtoi sot me një aktivitet të organizuar në fshatin Merqi, 319-vjetorin e Kuvendit të Arbrit.

Duke përshëndetur këtë aktivitet, kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu kujtoi se “më 14-15 Janar 1703 këtu u bë Kuvendi i Arbrit me përfaqësues të klerit katolik nga gjithë trevat shqiptare, për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe fetar”.

“Ai Kuvend shënon ngjarjen e dytë më të rëndësishme, pas Besëlidhjes së Gjergj Kastriotit, më 2 Mars 1444 për sa i përket çështjes kombëtare”, tha Ndreu.

Ai theksoi se “në 319-vjetorin e kësaj ngjarje ishim në Merqi, jo vetëm për ta përkujtuar atë ngjarje, por dhe për të shpalosur planin e restaurimit të kishës së Shën Gjon Kryepremit, vendi ku u mbajt ky event kombëtar”.

Ndreu tha se “Dom Nikë Ukgjini, Dom Angjelin Krygja, biznesmenët Gjergj Liqejza dhe Viktor Jushi, si dhe Bashkia Lezhë do bashkojnë forcat për transformimin e kishës dhe ambienteve përreth në lartësinë e vlerave që përfaqëson”. / KultPlus.com

318 vjet nga Kuvendi kishtar i Arbërit

Më 14 janar 1703 nisi punimet Kuvendi i Arbërit, ku episkopati shqiptar analizoi aspektet e brendshme kishtare, si administrimi i sakramenteve, liria fetare dhe e kultit, reforma dhe zakonet e tjera, dhe në anën tjetër, gjendjen e popullsisë në realitetin shoqëror nën sundimin otoman me të gjitha problemet e rënda që përjetonte çdo ditë.

Kuvendi u mbajt në Mërqi, afër Lezhës, dhe u organizua nga Koncili i Kishës Katolike në trojet Shqiptare, me dëshirën e Papës Klementit XI Albanit, me prejardhje shqiptare, i cili këtë ngjarje të madhe kishtare e kombëtare ia besoi kryeipeshkvit të asaj kohe të Tivarit, imzot Vinçenc Zmajeviçit. Vendimet e Kuvendit të Arbërit qenë të rëndësishme për rregullimin e brendshëm të jetës dhe veprimtarisë kishtare, për rigjallërimin e fesë dhe në anën tjetër për nxitjen drejtuar popullsisë shqiptare për mbrojtjen e vlerave dhe të identitetit kombëtar.

Aktet e Kuvendit u botuan në Romë më 1706. Botimi i dytë, me disa shtesa latinisht, u përkthye nga dom Engjëll Radojës më 1868. Në këto akte gjendet material dokumentar për gjendjen ekonomike të shqiptarëve në atë kohë, për gjeografinë, për çështjet e shkollimit, për situatën e lirisë njerëzore e fetare, për të drejtat njerëzore. Gjithashtu teksti shqip i Kuvendit të Arbërit është një dëshmi e rëndësishme e 1706-es edhe për historinë e shkrimit të shqipes. / KultPlus.com

317 vjet nga Kuvendi kishtar i Arbërit

Më 14 janar 1703 nisi punimet Kuvendi i Arbërit, ku episkopati shqiptar analizoi aspektet e brendshme kishtare, si administrimi i sakramenteve, liria fetare dhe e kultit, reforma dhe zakonet e tjera, dhe në anën tjetër, gjendjen e popullsisë në realitetin shoqëror nën sundimin otoman me të gjitha problemet e rënda që përjetonte çdo ditë.

Kuvendi u mbajt në Mërqi, afër Lezhës, dhe u organizua nga Koncili i Kishës Katolike në trojet Shqiptare, me dëshirën e Papës Klementit XI Albanit, me prejardhje shqiptare, i cili këtë ngjarje të madhe kishtare e kombëtare ia besoi kryeipeshkvit të asaj kohe të Tivarit, imzot Vinçenc Zmajeviçit. Vendimet e Kuvendit të Arbërit qenë të rëndësishme për rregullimin e brendshëm të jetës dhe veprimtarisë kishtare, për rigjallërimin e fesë dhe në anën tjetër për nxitjen drejtuar popullsisë shqiptare për mbrojtjen e vlerave dhe të identitetit kombëtar.

Aktet e Kuvendit u botuan në Romë më 1706. Botimi i dytë, me disa shtesa latinisht, u përkthye nga dom Engjëll Radojës më 1868. Në këto akte gjendet material dokumentar për gjendjen ekonomike të shqiptarëve në atë kohë, për gjeografinë, për çështjet e shkollimit, për situatën e lirisë njerëzore e fetare, për të drejtat njerëzore. Gjithashtu teksti shqip i Kuvendit të Arbërit është një dëshmi e rëndësishme e 1706-es edhe për historinë e shkrimit të shqipes. /dp/ KultPlus.com

316-vjetori i miratimit të dokumenteve të Kuvendit të Arbërit

Më 28 janar të vitit 1704, Kongregata e atëhershme e Vatikanit, “Propaganda Fide” (Propaganda e Fesë), sot Kongregata për Ungjillëzimin e Popujve, miratonte botimin e dokumenteve të Koncilit të I kishtar të Arbërit, apo Asamblesë së Parë të klerit katolik shqiptar, që u mbajt në fshatin Mërçi të qytetit të Lezhës.

Kuvendi apo Koncili kishtar i Arbërit, që u mbajt në Kishën e Shën Gjonit të Merçisë, tri kilometra në veri të Lezhës, nën drejtimin e Imzot Vinçenc Zmajeviqit, ishte me rëndësi të jashtëzakonshme për fatet e Kishës katolike në trojet shqiptare e të gjuhës shqipe. Ishte data 14 janar e Kuvendi do të vijonte edhe më 15 e 16 janar 1703. Ndërsa më 28 janar 1704, Kongregata e Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve, që njihej me emërtimin latin “Propaganda Fide”, miratonte botimin e dokumenteve të këtij Koncili kishtar.

Asokohe në fronin e Shën Pjetrit ishte ulur Papa shqiptar, Klementi XI, i cili i pati kërkuar Imzot Vinçenc Zmajeviqit, kryeipeshkëv i Tivarit, në cilësinë e vizitatorit apostolik, të kryente vizitën kanonike në të gjitha dioqezat, mundësisht edhe kishat e qendrat katolike të Shqipërisë. Pas kësaj vizite apostolike, që e kreu brenda tre muajve, në dhjetor të vitit 1703, kryeipeshkvi Imzot Zmajeviq mblodhi në Koncil apo Kuvend kishtar: 7 ipeshkvij dhe tre misionarë, nën kryesinë e tij, si kryeipeshkëv i Tivarit, vizitator apostolik e primat i Serbisë.

Në përfundim të punimeve, dekretet e Koncilit të Arbrit, shkruar në shqip e latinisht nga vetë Imzot Zmajeviqi, iu paraqitën për shqyrtim Papës dhe, pas miratimit, më 28 janar 1704, u botuan nga kongragata e Vatikanit Propaganda Fide, nën titullin “Kuvendi i Arbnit o Koncili Provinciall i mbledhun Vjetit mijë shtaqind e tre ndenë Shqiptarin Klementin XI papë Pretëmadhin“./drita.info/ KultPlus.com