Deri më 17 tetor në Fondation Carmignac në Porquerolles, shfaqja e grupit nënujor “Deti imagjinar” (La Mer Imaginaire) kornizon detin si një burim frymëzimi, imagjinate, dëshire dhe humbjeje, transmeton KultPlus.
Ka shumë mënyra për të parë artin, shumica prej tyre mbi nivelin e detit. Por ky nuk është rasti në ishullin mesdhetar të Porquerolles, Francë.
Në Villa Carmignac, një ekspozitë e re e titulluar “Deti Imagjinar” (La Mer Imaginaire) po organizohet brenda, jashtë dhe nën ujë, duke i transformuar galeritë e fondacionit në një muze nënujor që i zhyt shikuesit në lidhjen mes njerëzve dhe botës nënujore.
Marrëdhënia e njerëzimit me detin është komplekse: një burim frike, shfrytëzimi, eko-ankthi, rreziku dhe misteri. Me shkrirjen e artit modern dhe bashkëkohor dhe instalimeve specifike për sitin, ‘Deti Imagjinar’ e kornizon botën detare si një burim të çmuar dhe ndjellës, i mbushur me jetë të njohura dhe të panjohura; një vend me pafundësi, thellësi të paimagjinueshme, gjëra të papritura, dhe gjithashtu një ekosistem të brishtësisë akute.
Kjo ekspozitë ishte ide e kuratorit Chris Sharp, bashkëthemelues i hapësirës eksperimentale të artit ‘Lulu’ që është i destinuar të bëhet satelit i Muzeut X në Pekin.
“Deti Imagjinar” u frymëzua si nga efekti akuariumi i arkitekturës së Villa Carmignac-hapësirat e saj të zhytura nën tavanin e gjerë të ujit të ndërtesës, ashtu edhe nga veprat ikonike nga koleksioni i saj, përfshirë shatërvanin kinetik të Bruce Nauman me njëqind peshq bronzi.
Fondacioni ‘Carmignac Porquerolles’ hapi dyert e tij në vitin 2018. Ky muze relativisht i sapolindur në një ishull të pyllëzuar në Mesdhe është larg nga turmat, zhurmat dhe grindjet e përditshme. Jo më shumë se 50 njerëz në të njëjtën kohë nuk lejohen kurrë në vilën e fondacionit, parkun e skulpturave dhe terrenet, dhe ndërsa koronavirusi vazhdon të mbërthejë botën, ambienti siguron një strehë natyrore për ata që janë gati të zhyten gishtërinjtë e tyre përsëri në ujërat e artit.
“Deti imagjinar” është gjithashtu një kujtesë e fuqishme se bota jonë nënujore, 95 përqind e së cilës është ende e panjohur, tani është në rrezik. Pa veprim, ne po përballemi me një botë ku shumë krijesa dhe organizma detarë mund të ekzistojnë vetëm në imagjinatën tonë, ose atë të artistëve./ KultPlus.com