Due dorën e butë me t’a prek

Leonit Çelaj

Mbramja ka fillue
Me e mbulu
Ditën e lodhshme
Në nji qytet t’zakonshëm
Me rrugët mbushur
Plot njerëz bosh,
A buzëqeshja jote
Më fton në lojëra dashunie,
Due dorën e butë
Me t’a prek,
Flokun e artë
Due me pa
Se si e largon
Nga qafa jote kristal,
Me aq elegancë.
Due doren me ta mbajt
Gishtat m’i gërshetue,  
E buza jote
E ndalon kohën,
Veç Unë dhe Ti,
Nata ka fillue./KultPlus.com