Mbi 100 shkrimtarë në takimin ‘Letra nga diaspora’

Shkrimtarët e Diasporës u mblodhën për herë të parë të gjithë bashkë në një takim kushtuar letërsisë.

“Letra nga Diaspora”, dëshiron të shërbejë si urë lidhëse për të promovuar letrat shqipe brenda dhe jashtë vendit.

Sipas të dhënave të përgjithshme janë rreth 100 shkrimtarë shqiptarë në të gjithë botën, të cilët janë përçues të artit tonë.

Pse jo për shkrimtarin Bashkim Shehu, i cili jeton në Spanjë, është e rëndësishme krijimi i një reviste që të mbërrijë te të gjithë lexuesit e Diasporës, por e vështirë mbetet ideja e shpërndarjes.

Dhe këtu, thekson ai është e nevojshme mbështetja e Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Diasporës. /KultPlus.com