Ngjarja bamirëse “Let’s Dance” mbledh mbi 27 mijë euro për nënat dhe fëmijët

Për të katërtin vit me radhë, rreth 500 vetë u bënë pjesë e ngjarjes me karakter bamirës “Let’s Dance” – “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët”. Ngjarja u mbajt me 1 nëntor 2018 tek Sheshi 21 në Prishtinë. Shuma e mbledhur këtë vit nga sponsorizimet dhe shitja e biletave është € 27,556.10.

“Është emocionuese të shohësh se çdo vit, misioni i Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë merr çdo herë e më shumë përkrahje nga komuniteti”, thotë Mrika Aliu, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit. Ekipi i Fondacionit, bashkë me grupin e vullnetarëve u angazhuan sërish me të gjitha forcat për ta realizuar edhe këtë vit ngjarjen Let’s Dance.

Ndërkaq, Michael Gold, drejtori i Crimson Capital dhe njëherit bashkëorganizator i ngjarjes u shpreh, “jemi shumë mirënjohës ndaj sponsorëve, vullnetarëve dhe mysafirëve që çdo vit po e përkrahin ngjarjen vjetore dhe nënat e fëmijët në Kosovë.” Si çdo vit, qëllimi i kësaj ngjarjeje është të mbledhë fonde të cilat më pas përdoren nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë për të mbështetur programe të ndryshme shëndetësore, për të siguruar medikamente dhe pajisje mjekësore dhe për të ofruar shërbime shtesë për foshnjat që kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar, për nënat që presin fëmijë dhe për familjet në përgjithësi.

Ngjarja e bamirësisë Let’s Dance u organizua nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmije bashkë me Crimson Capital. Ngjarja u mbështet me sponsorizime nga: Banka për Biznes dhe Qumështi Vita si sponsorët kryesorë; 3CIS, Acibadem, Komot Pharm, NLB Bank, Recura Financials, Shkolla Finlandeze si sponsorë të argjendtë; Baruti, Cacttus, Finca, Friends Avenue, HIB Petrol, ICMA, KEP Trust, Meridian Corporation, Oda Amerikane e Kosovës, KOSTT, UBO Consulting si sponsorë të bronztë; si dhe Asseco, Ipko Foundation, ProCredit Bank, Debt Collection Agency, Melita & Partners, PwC, Ndërrmarja Banesore Publike, Bodrumi i vjetër, Birra Prishtina, Birra Sabaja, Coca-Cola HBC Kosova, Frutomania & Karl Gega, Anise, Frame, Bear Sanctuary, Che bar, KFC, Pizza Crust, Mezzeria, Amel, Remember me, Florentine cheese, Furra Lumi, Thai food, Bonevet, Tina’s roses, Rezniqi, VM3, RTK, Telegrafi, dhe Glam radio si dhe nga individë të shumtë që blenë bileta individuale. Gjithashtu, falënderim i veçantë edhe për Gambelmania, Arben Llapashticën dhe Driton Vitijën.

Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është organizatë jofitimprurëse që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. Për më shumë www.amchealth.org/KultPlus.com

‘Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët’

Minutat po kalojnë për të na sjellë më pranë natës kur mbahet ngjarja tradicionale e përvitshme në skenën e filantropisë në Kosovë “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët – Let’s Dance”, përcjellë KultPlus.

Kjo ngjarje organizohet nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Crimson Capital falë mbështetjes së sponsorëve dhe publikut që beson në misionin e kësaj ngjarjeje bamirësie.

Mbrëmja Let’s Dance këtë vit mbahet më 21 shtator, në Duplex Premium, duke filluar nga ora 20:00. Çmimi i hyrjes është €30 për person dhe përfshin pije, ushqim dhe muzikë. Paratë e mbledhura nga biletat shkojnë të gjitha për financim të programeve.

Muzikën e sjellin Valon Shehu & band dhe Gamblemania.

Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është organizatë jofitimprurëse që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. / KultPlus.com

‘Let’s Dance’ rikthehet në ndihmë të nënave dhe fëmijëve

Tashmë e shndërruar në një ngjarje tradicionale të përvitshme në skenën e filantropisë në Kosovë, ngjarja “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët – Let’s Dance” rikthehet më 21 shtator 2017, në Duplex Premium në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00, përcjell KultPlus.

Ngjarja organizohet nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Crimson Capital falë mbështetjes së sponsorëve dhe publikut që beson në misionin e kësaj ngjarjeje bamirësie.

Disa nga aktivitetet që u mundësuan këtë vit me fondet e mbledhura nga Let’s Dance në shtatorin e vitit të kaluar janë: klinika e neonatologjisë pranë QKUK është furnizuar me 200 shishe të medikamentit Surfaktant, për herë të parë në Kosovë u soll medikamenti minastrin, janë blerë 5 monitorë kardiopulmonarë për fëmijë dhe janë hapur qendra informuese për shëndetin e gruas dhe klasat për nëna në Kaçanik dhe Prizren.

Gjithashtu, falë këtyre fondeve, Fondacioni ka arritur të avokojë që institucionet shëndetësore të zhvillojnë udhërrëfyesin nacional për transportin standard të foshnjeve nga spitalet rajonale për në Prishtinë. Një tjetër arritje është zgjerimi i ndërmarrjes sociale Teshavesha.

“Është emocionuese kur shohim që tashmë, Let’s Dance ka depërtuar në vetëdijen e publikut si një nga ngjarjet më të rëndësishme të bamirësisë në vend. Kur filluam me përgatitjet për këtë nismë tre vjet më parë, ekipi organizativ nuk e pati menduar se kjo ngjarje do të shndërrohej në një traditë të rëndësishme që prek jetët e qindra nënave dhe fëmijëve”, thotë Mrika Aliu, drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit.

Ajo shpreh falënderime për përkrahësit e ngjarjes Let’s Dance, si sponsorët, ashtu dhe pjesëmarrësit dhe vullnetarët. “Për dy vite kemi siguruar shumën €56,065. Është shumë e konsiderueshme, shprehje e vullnetit të mirë dhe bujarisë së miqve tanë të shumtë”, vazhdon Aliu.

“Tashmë, ngjarja Let’s Dance nuk është thjesht një festë për të mbledhur fonde, por është shndërruar në një lëvizje të solidaritetit, bujarisë dhe bamirësisë për fëmijët dhe nënat në nevojë. Kjo ngjarje jep shpresë dhe promovon jetën”, përfundon ajo.

Mbrëmja Let’s Dance këtë vit mbahet me 21 shtator, në Duplex Premium, duke filluar nga ora 20:00. Çmimi i hyrjes është €30 për person dhe përfshin pije, ushqim dhe muzikë. Paratë e mbledhura nga biletat shkojnë të gjitha për financim të programeve. Biletat mund të blihen në këto pika: Crimson Capital, Teshavesha, Bon Vivant, Matisse, Green & Protein, Soma Book Station, Creme de la Creme, Hallakate, Bonzai dhe Babel./ KultPlus.com