FIFA publikon listën e të nominuarve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) zbuloi të enjten kandidatët për çmimin e Futbollistit më të Mirë të FIFA-s për vitin 2022.

Në listën e të nominuarve për lojtarët më të mirë janë fituesi i Kupës së Botës dhe sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe Argjentinës Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij Kylian Mbappe dhe Neymar Jr., së bashku me fituesin aktual të çmimit, lojtarin e Barcelonës, Robert Lewandowski.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili është fitues i dy çmimeve dhe ndan rekordin me Lewandowsk-in, si fitues të dyfishtë të titullit si lojtari më i mirë i FIFA-s, nuk është në listë.

Nëse fiton, ylli polak Lewandowski do të bëhet lojtari i parë në histori që fiton tre çmime.

Futbollisti anglez i Borussia Dortmund-it, Jude Bellingham, për herë të parë u nominua këtë vit.

Lista e kandidatëve për lojtaret më të mira femra të FIFA-s përfshin sulmuesen norvegjeze të Olympique Lyonnais, Ada Hegerberg, fituesen e Topit të Artë 2018, lojtaren amerikane të San Diego Wave, Alex Morgan, dhe mesfushoren spanjolle të Barcelonës, Alexia Putellas.

Putellas, fituesja e çmimit të vitit të kaluar, do të jetë lojtarja me më së shumti çmime në histori, me dy tituj nëse fiton çmimin këtë vit.

FIFA nuk ka zbuluar ende detajet e ceremonisë së ndarjes së çmimeve të këtij viti.

Lista e të nominuarve është si më poshtë:

Të nominuarit për lojtarin më të mirë të FIFA-s për meshkuj:

Julian Alvarez (Argjentinë/River Plate/Manchester City)

Jude Bellingham (Angli/Borussia Dortmund)

Karim Benzema (Francë/Real Madrid)

Kevin De Bruyne (Belgjikë/Manchester City)

Erling Haaland (Norvegji/Borussia Dortmund /Manchester City)

Achraf Hakimi (Marok/Paris Saint-Germain)

Robert Lewandowski (Poloni/Bayern München/Barcelona)

Sadio Mane (Senegal/Liverpool/Bayern München)

Kylian Mbappe (Francë/Paris Saint-Germain)

Lionel Messi (Argjentinë/Paris Saint-Germain)

Luka Modric (Kroaci/Real Madrid)

Neymar (Brazil/Paris Saint-Germain)

Mohamed Salah (Egjipt/Liverpool)

Vinicius Junior (Brazil/Real Madrid)

Të nominuarat për lojtaren më të mirë të FIFA-s për femra:

Aitana Bonmati (Spanjë/Barcelona)

Debinha (Brazil /North Carolina Courage)

Jessie Fleming (Kanada/Chelsea Women)

Ada Hegerberg (Norvegji/Olympique Lyonnais)

Sam Kerr (Australi/Chelsea Women)

Beth Mead (Angli/Arsenal WFC)

Vivianne Miedema (Hollandë/Arsenal WFC)

Alex Morgan (SHBA/Orlando Pride/San Diego Wave)

Lena Oberdorf (Gjermani/Wolfsburg)

Alexandra Popp (Gjermani/Wolfsburg)

Alexia Putellas (Spanjë/Barcelona)

Wendie Renard (Francë/Olympique Lyonnais)

Keira Walsh (Angli/Manchester City WFC/Barcelona)

Leah Williamson (Angli/Arsenal WFC)

Të nominuarit për trajnerin më të mirë të FIFA-s për meshkuj:

Carlo Ancelotti (Itali/Real Madrid)

Didier Deschamps (Francë/Francë)

Pep Guardiola (Spanjë/Manchester City)

Walid Regragui (Marok/Marok)

Lionel Scaloni (Argjentinë/Argjentinë)

Të nominuarat për trajnere më të mirë të FIFA-s për femra:

Sonia Bompastor (Francë/Olympique Lyonnais)

Emma Hayes (Angli/Chelsea Women)

Bev Priestman (Angli/Kanada)

Pia Sundhage (Suedi/Brazil)

Martina Voss-Tecklenburg (Gjermani/Gjermani)

Sarina Wiegman (Holandë/Angli)

Të nominuarit e FIFA-s për portierët më të mirë për meshkuj:

Alisson Becker (Brazil/Liverpool)

Yassine Bounou (Marok/Sevilla)

Thibaut Courtois (Belgjikë/Real Madrid)

Ederson (Brazil/Manchester City)

Emiliano Martinez (Argjentinë/Aston Villa)

Të nominuarat për portiere më të mirë të femrave:

Christiane Endler (Kili/Olympique Lyonnais)

Ann-Katrin Berger (Gjermani/Chelsea)

Mary Earps (Angli/Manchester United)

Merle Frohms (Gjermani/Wolfsburg)

Alyssa Naeher (SHBA/Chicago Red Stars)

Sandra Panos Garcia-Villamil (Spanjë/Barcelona)

Të nominuarit për çmimin Puskas të FIFA-s:

Mario Balotelli

Amandine Henry

Theo Hernandez

Alou Kuol

Kylian Mbappe

Francisco Gonzalez Metilli

Marcin Oleksy

Salma Paralluelo

Richarlison

Alessia Russo

Dimitri Payet. / atsh / KultPlus.com