Jam malok, do jesh ne gjak me mua!

Luela Myftari

I.

Unë jam malok. Do hyj n’gjak me Velinë. Sot protestoj te para Bashkisë se do më prishin shtëpinë. Një javë protestova pranë shtëpisë, por fadromat ishin po prapë aty. Nuk ikën. Erdha këtu në vitin 1993. Gjeta një fushë. Vura tabelën “Tokë e xanun”, se atëherë nuk dija me fol gjuhën e televizorit, dhe nisa me ndërtu. Llaç e tulla, ditë e natë. Me lekët që solli djali që nisa me maune në Angli, nuk haja, po ama ndërtoja. Pas një viti kisha jo një kat, por dy. Bëra edhe dy fëmijë të tjerë se atë në Angli s’po e shihja me sy, e lekë s’po më sillte më si dikur. Ishte fejuar me një të huaj e paratë që sillte ai një ditë do shteronin. Kur vëllai erdhi t’më takonte një vit të ri, në 1999-ën, e pa që jetoja si mos më mirë. Donte edhe ai një cep në Tiranë. Ngjit me mu, nxorra të njëjtën tabelë që kisha shkru për vete. Për mu kish qenë fatlume ajo “Tokë e xanun”. Shelbsirat sot, dun me ma prish mu shpinë, e me ndërtu rrugë. Edhe vllaut dun me ia prish, por at do e qesin prej shpijet me edukatë e me lekë në dor. Mu jo. Se s’paskam legalizim. Po kam kalamaj mor…

II.

Unë banoj këtu që në 1999. Erdha me pa vllaun. Ai nxorri tabelën “Tokë e xanun”, kurse unë ndërtova. Për një vit kisha dy kate. Një ditë takova një demokrat me kollare. Ishte shumë demokrat, gati për liri: “bëj çtë duash, sa tkesh mundci, sa tdush mjep, unë do tmbluloj”. M’tha hidh katin e tretë dhe dokumentet për legalizim. I dhashë një dorë lekësh atij, e tpaktën tani e kam shpinë me dokumente. Do më nxjerrin jashtë me një dorë lekësh që s’bëjnë as gjysmat e atyre që kam hedh 20 vite aty në vilë po, hajt mo, jam pak më mirë se im vëlla. Ai e hëngri tani, do të hyjë edhe në gjak. Edhe unë kam fëmijë, edhe unë du më shumë lekë. Dëmshpërblimi është qesharak. Skam nxjerrë njeri nga shpia. Unë s’ja kam zënë pronën kujt, shtetit ia kam zënë. Shteti Berishs, mtha mjep sa tdush, ndërto sa tdush. Unë më në kulla me arinjtë nuk iki me fjet. Po m’merr tre kate shpi, tre kate du.

III.

Unë jam malok. Me mu ky shtet është n’gjak n’qofse s’mjep lekë. Kam hedh 100 milion aty, m’len m’u me gisht ngojë, ky shtet shelbsirë. Du lekët që kam hedh se iki unë. Me m’u është ngjak. Tashi u kujtu ky shtet? Ku ishte pronari kur vuna aty “Tokë e xanun”? Flejte gjum. Se mbrojti pronën e vet. Pa le të vijë në Valbonë, ndonjë me mprek token, e therr. Unë erdha ndërtova, pronari erdhi i herë. Pastaj s’e pash më. M’hodhi ngjyq. M’plasi, unë e kisha vra me m’prek tokën, ai u kujtu pasi kisha bo edhe shpin. Shumë vonë u kujtu. Tash o emja.

IV.

Jam malok. Me mu je ngjak me mprek shpinë. O shpaja ime ajo oj taj. S’pys për dekomenta. E kaloj rrugën me semafor, tash po dun që t’kaloj urën. Po për i urë, mprish shpin? Ore, kaq po them, kalamajt nrruge po i qis, n’shkollë s’po i çoj se do mbrojmë shpinë. Jam malok, s’e liroj, se e kam xan i herë, e s’mtha gja kurrkush”.

Edhe ju zotëri, malësor jeni?

V.

Malok, jam. Se vetëm malokët kanë zënë tokat. Mgjej një nga jugu Shqipnis që do me ndërtu. Ata rrin me i vend, s’kan ambicje. Unë desha me iI rrit fmijt n’qytet. Kaq. S’kam të drejtë unë t’i rris n’qytet? Erdha e zuna, m’erdhi pronari. I bleva tokën. S’kam dy, tre kate si kto malokt e tjerë. Po kam dokumentet e tokës dhe legalizimin e pronës së ndërtuar mbi të. Tani që do e prishin do më japin një dëmshpëblim leshi. Kjo qeveri leshi. Po s’bëhemi dot shtet social ne. I hedhim njerëzit në rrugë. Mua që kam ble edhe tokën edhe pronën e kam legalizu, mjapin një dëmshpërblim qesharak. Tjetrit që thjesht e ka tlegalizume, një dëmshpërblim edhe më qesharak. Kurse ati që ska as tokë, as pronë, asgjë.

Heu dreq! Po ku ishin kta kur ndërtonin malokt e mi. Apo mbushën xhepat e na lanë. Heu dreq! Ku janë tani që një shoqëri të varfër si e jona, i flakin njerëzit në rrugë.

Dy milion mor burrë jemi. Dy million, sa një lagje n Nju Jork. Po si mor, flitet për kulla nmes Tiranës e nji kull, tna përmbledhë tgjithëve se ndërtojnë ktej nga Astiri? Bushi, Obama e Trumpi me i gradacelë na përmblidhte tgjithve. Po s’o shtet social ky. Tflak nrrugë.

VI.

Jam malësore. Studiova në Angli. Vërtet shkova me maune, por u ktheva si zonjë.. me projekte në kokë. Pronën time në Valbonë do ta bëj një vend mikpritës për të gjithë,për miqtë e mi nga Londra e për të gjithë ata që e duan natyrën. Valbona është një mrekulli. Për të do derdhja gjak.