Misteri i luftanijes më të madhe në botë që nuk lundroi as 20 minuta

‘Vasa’ cilësohet si luftanija më e madhe e kohës së saj që u mbyt brenda 20 minutave të udhëtimit të saj të parë. Dhe sot, gati 400 vjet më vonë, askush nuk e di pse.

Vasa e cila lundronte në vitin 1628 nga Gjiri i Stokholmit ishte luftanija më teknologjike e kohës në botë.

Ajo është ndërtuar në kohën e Mbretit Gustav II Adolf, dhe ishte 68 metra e gjatë dhe mbante 64 topa.

Kjo luftanije është një nga shembujt më të hershëm të një anijeje luftarake me dy kuverta të plota me armë.

Ditët e lavdishme të kësaj anije, të dekoruar bukur, nuk zgjatën shumë, pasi që: 20 minuta në udhëtimin e saj, anija u mbyt, duke vrarë 30 pasagjerë të saj.

Vasa qëndroi në fund të detit për rreth tre shekuj, derisa arkeologët e zbuluan anijen, duke e rivendosur dhe shfaqur atë në atë që është bërë muzeu më i vizituar në të gjithë Skandinavinë.

Historia e fundosjes së shpejtë të Vasës njihet si një nga dështimet më kolosale dhe misteret më të mëdha në historinë detare arkitekturore.

Pas një erë të fortë, anija u përkul anash dhe filloi të mbushej me ujë përmes porteve të hapura të topave. Ajo u mbyt në udhëtimin e parë duke e bërë publikisht Vasa-n një katastrofë kombëtare.

Disa historianë besojnë se anija ishte projektuar gabimisht, të tjerë arsyetojnë se pesha e fuqisë së zjarrit të anijes ishte shpërndarë në mënyrë jo të duhur. Por ndërsa anija ishte zhytur para gati 300 vjetësh, në një farë mënyre arriti të ruhet në mënyrë të mrekullueshme.

Kur u ndërtua, Vasa ishte zbukuruar me gdhendje të ndërlikuara prej druri që tregonin histori për familjen mbretërore suedeze.

Për shkak të ujit të ftohtë, të varfër me oksigjen të Detit Baltik, anija u mbrojt nga bakteret dhe krimbat që zakonisht tretin mbetjet prej druri. /syri.net/ KultPlus.com