“Zonja vdekjeprurëse” dhe kënga që ju kushtua për kontributin e saj gjatë luftës

 Më 12 korrik të vitit 1916 lindi Lyudmila Pavlichenko, snajperistja më e suksesshme në histori.

Si 24-vjeçare, kur nazistët po pushtonin Bashkimin Sovjetik — ajo vëhet në mesin e vullnetarëve të Ushtrisë së Kuqe. Në Odesa, për dy muaj e gjysmë, Pavlichenko bëri 187 vrasje duke vazhduar edhe në qytete tjera.

 Nga numri total i konfirmuar, ajo ka arritur t’i realizojë gjithsej 309 vrasje të nazistëve, nga të cilat ishin vrasje të snajperistëve armik për çka u cilësua “Zonja vdekjeprurëse”.

 Kantautori amerikan Woody Guthrie, kompozoi këngën e famshme “Miss Pavlichenko” për kontributin gjatë luftës dhe për të përkujtuar vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, ku në shoqërimin e Eleanor Roosevelt-it, Pavlichenko foli për barazinë gjinore. Kënga u bë pjesë e “The Asch Recordings”.