Adrola Dushi, imazhi i ri i firmës botërore të kozmetikes “Mac”

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Ajo është zgjedhur si një nga imazhet e fushatës së re të produkteve kozmetike të “Mac”.

“Mac”, kompania lider në fushën e produkteve të bukurisë në botë, ka zgjedhur vajzën shqiptare për të prezantuar produktet e reja.

Kujtojmë që Adrola Dushi po e zhvillon karrierën e saj si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me sa duket bukuria, por edhe puna e saj po shpërblehet me arritje dhe suksese. / KultPlus.com