Rama: Pamje magjepsëse nga Liqeni i Zambakëve në Shkodër

Liqeni i Shkodrës ofron mundësi argëtimi dhe kënaqësie për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë turizmin aktiv.

Një ndër itineraret më të vizituara të këtij liqeni është ai në pjesën lindore, ku ndodhen edhe zambakët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo pjesë e liqenit, që për turistët që e vizitojnë mbetet një eksperiencë unike.

“Pamje magjepsëse nga Liqeni i Zambakëve në Shkodër”, shkruan Rama.

Duke qenë se Liqeni i Shkodrës është zonë e mbrojtur, është habitati i disa shpendëve, por edhe i zambakut të bardhë dhe të verdhë, të cilët ndodhen në pjesën lindore të liqenit.

Zambaku si i bardhë ashtu dhe i verdhë shtrihen në një pjesë të konsiderueshme në pjesën lindore të liqenit. E veçantë e këtyre zambakëve është se ata ndryshojnë nga njëri-tjetri, si nga forma, ngjyra gjethja dhe madhësia.

Por e rëndësishme është se zambaku i bardhë është habitati kryesor ku folezon dallëndyshja faqebardhë (Chlidonias hybrida), e vetmja familje e këtij shpendi që folezon në Liqenin e Shkodrës.

Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madhi në Gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh. Këto shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ornitofaunës të Shqipërisë. Një perlë e kësaj pasurie është pa dyshim pelikani, zogu më i madh në Europë. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Në skajin juglindor shtrihet qyteti i Shkodrës, nga i cili ka marrë edhe emrin.

Fotot magjepsëse të Super Hënës Blu, ja si duket në vende të ndryshme të botës

Super Hëna Blu ka ndriçuar qiellin e Tokës mbrëmjen e sotme, duke sjellë gjithashtu dhe foto magjepsëse të saj nga vende të ndryshme të botës.

Një Superhënë është kur Hëna e plotë është më afër Tokës, duke u shfaqur më e madhe dhe më e ndritshme se normalja.

Deri në 15% më e ndritshme dhe 30% më e madhe se Hëna e plotë e zakonshme.

Termi “superhëna” u krijua për herë të parë nga astrologu Richard Nolle në 1979, si “ose një hënë e re ose e plotë që ndodh kur hëna është brenda 90% të afrimit të saj më të afërt me Tokën”, sipas NASA-s.

Superhëna e gushtit do të jetë e para nga katër këtë vit, me të tjerat që do të ndodhin më 17 shtator, 17 tetor dhe 15 nëntor.

Ajo duket e ndryshme në vende të ndryshme të botës dhe shumë persona në rrjet nuk nguruan ta postonin si dukej ajo nga vendndodhja e tyre