Elvana Shala pjesë e Samitit Global të Paqes në Malajzi

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala udhëton sot për në Malajzi ku do të marrë pjesë në Samitin Global të Paqes që nisë punimet zyrtarisht të mërkurën në kryeqytetin Kuala Lumpur.

Në fjalimin e saj zyrtar Shala do të flas për të drejtat e njeriut në nivel ndërkombëtar dhe diplomacinë publike, me theks të veçantë Kosovën dhe rrugëtimin e saj drejt paqes pas konfliktit me Serbinë.

Përveç kësaj në këtë samit Shala është pjesë edhe e panelit kryesor “Diplomatët e rijnë” ku bashkë me panelistët tjerë nga Bangladeshi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të dërguarën speciale të komisionerit të lartë për refugjatët e OKB-së do të flasin për mundësinë e uljes së tensioneve të shteteve në konflikt, eliminimin e paragjykimeve, dhe rolin e OKB-së në krijimin dhe forcimin e paqes nëpër botë përmes dialogut.

Pjesë e këtij samiti janë përfaqësues të më shumë se 100 shteteve të ndryshme nga mbarë bota. / KultPlus.com

“Kësulkuqja” me aktorët shqiptarë, nderohet me çmim në festivalin e Malajzisë

“Shfaqja më e mirë muzikale me kukulla” është çmimi, që i jepet Teatrit të Kukullave të Tiranës me shfaqjen “Kësulkuqja”, i cili përfaqësoi Shqipërinë në festivalin botëror të kukullave “Rainforest World Puppet Carnival”, në Malajzi.

Festivali u organizua nga ministria e Kulturës dhe Sportit në Borneo, Malajzi.

Në këtë festival morën pjesë teatro të rëndësishme nga vende të ndryshme të botës, si Australia, Gjermania, Rusia, Vietnami, Malajzia, Peru, Rumania, Spanja, Kina, Indonezia, Argjentina, Brazil, Meksika, India, Bullgaria dhe teatrot e vendit organizator.

“Emocione dhe vlerësime që na bën të motivohemi më shumë. Urime aktorëve që performuan dhe të gjithë artistëve që janë pjesë e kësaj shfaqje”, shprehet drejtori i Teatrit të Kukullave, Fatjon Sulstarova.

Shfaqja teatrore “Kësulkuqja” është me regji nga Paulo Comentale nga Italia dhe në skenë ajo erdhi nën interpretimin e aktorëve Jorida Meta, Shegushe Bebeti dhe Ermonela Alikaj. Realizimi i kukullave është nga Lucrezia Tritone. /atsh / KultPlus.com