Qyteti antik 2500 vjeçar në Mallakastër i lënë në harresë, gurët e lashtë drejtë shkatërrimit

“Nikaja”,  qyteti antik 2500 vjeçar në Mallakastrën e sipërme, është lënë në harresë. Ndonëse është krijuar një shekull përpara qytetit antik të Bylisit, dhe ndodhet vetëm 1.5 km larg tij, ai është krejtësisht i braktisur.

Për herë të fundit këtu janë kryer gërmime rreth 50 vite më parë. Qyteti po shkatërrohet pasi gurët e tij  përdoren nga banorët e zonës për ndërtimin e shtëpive. Sipas historianëve, “Nikaja” është krijuar në shekullin V para Krishtit dhe kishte një sipërfaqe prej 18 hektarësh.

Ilirjan Gjika historian: Sipërfaqja e pamjaftueshme e qytetit antik “Nikajës” bëri që shumë pranë të krijohej qyteti antik i “Bylisit”, i cili ishte dy herë më i madh. E ndërsa Bylisi mund të vizitohet nga turistët, në “Nikaja” është shumë vështirë të shkohet për shkak të vështirësisë së rrugës

“Nikaja” dhe “Bylisi” janë dy qytete antike shumë pranë njeri tjetrit, të cilët  mund të shfrytëzohen nga turistët vendas dhe të huaj. /topchanel/ KultPlus.com

“Buka të shpie në derë të hasmit”

Fjalë të urta nga Mallakastra.

Ç’më duhet mua pasha në Misir!
Çelësi që punon, s’ndryshket.
Kush punon vreshtën në gusht, mbush vozat plot me rrush.
Punoni, o duar, të hani ajkëtuar.
Zgjidh arën e qëro farën.
Ka të mençur për të marrë.
Njeriu i paditur, si pema pa lule.
Fëmija të fut te s’del.
Shiu i majit, pikë e vajit.
Buka të shpie në derë të hasmit.
Fukarai ecën si guri në të përpjetë./ KultPlus.com