Arbëreshja Maria Antonietta Rimoli vlerësohet me titullin Ambasadore e Paqes

Arbëreshja Maria Antonietta Rimoli është vlerësuar me titullin Ambasadore e Paqes nga Rrjeti Global i Vlerësimit Socio-Ekonomik dhe Financiar.

Rimoli është themeluese dhe drejtuese e Grupit Folklorik Arbëria, me të cilin organizojnë aktivitetet të ndryshme festive brenda dhe jashtë Italisë, duke u bërë një nga strukturat më të njohura promovuese të muzikës, e trashëgimisë kulturore arbëreshe.

Në postimin e saj publik të bërë me këtë rast, Rimoli ka falënderuar propozuesit e këtij vlerësimi, dhe ka premtuar se do të vazhdojë të veprojë në kuadër të promovimit të vlerave identiteteve multietnike dhe të promovimit të multikulturave, duke vazhduar gjithashtu ta konsideroj “të ndryshmen”, si pasuri kulturore e shpirtërore.

Në shenjë falënderimi shkruan edhe në arbërsisht si më poshtë: “Edhè unë vinjë nga një vogel etnia.. E na Arbëreshë kemi një gjuhë, një rrenjë, një gjak, një zëmer me vëllezerit shipetarë…se jemi Italiani po kemi një Atdhè çë ësht Shëqipënia, nga erdhin Prindët e tanë”. / KultPlus.com