Letra e Mark Shllakut drejtuar bashkëshortes, pak orë para pushkatimit

“E dashtuna Angje e fëmijë!
Më kanë nda nga shokët për me më ekzekutu. Nuk po më dhimet jeta vetëm se ju po ma mërzisni shpirtin.
Mos u mërzit për mue vetëm m’i rrit fëmijët me hir të Zotit. Amanet babën e mos i trego për mue.
Borgj i kam Halitit për tjegullat dhe në ardhtë dita, jepja për mue.

E dashtuna Angje!
Jam lidh kamsh e duersh. Edhe pak orë me kanë mbet me jetue. Mendjen e kam te ti e fëmija që nuk mujta më ju gëzue. Tashti më kanë pikëllue shumë fytyrat tuaja që më dalin parasysh e s’më lanë me dekë… banu e fortë.
Angje!

Ne tu mbushtë mëndja me u martue e ke lejen teme por mos me më harrue. Por amanet fëmijët. Të kam dasht me shpirt deri tash në çast të mramë të jetës teme. Edhe në atë jetë do të lutem për ty. Amanet mos u mërzit për mue por shikjo fëmitë. Ju puth me mall për herë të fundit.

E dashtuna Angje!
Të lutem me m’i ba hallall vuajtet që të kam shkaktue.
Të lutem me mu interesue për eshtrat e të mos më harrojsh për kurdoherë. Me m’i marrë eshtrat e me mi çu në një vorr. Kam me vedi një teneqe me emnin tem, me të mundësh me më njoftë.

Hallall të gjithëve dhe ty të parës. Po vdes si një shqiptar i mirë dhe i ndershëm.
Marku.”

Mark Shllaku, mësues shkodran, ishte i dënuar me pushkatim për agjitacion dhe propagandë gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Ende sot e kësaj dite eshtrat e tij nuk gjenden. Letra e tij drejtuar familjarëve, e shkruar dy ditë para pushkatimit. Juli, e bija e Markut tregoi për historinë e letrës në dokumentarin “Të zhdukurit”.

Kur Marku mësoi për pushkatimin, ai vendosi ti shkruajë një letër familjarëve të tij (bashkëshortes Angje dhe dy vajzave të tij) duke u përpjekur të paramendonte vendin ku do ta ekzekutonin dhe varrosnin, bazuar në pushkatimet e shokëve të tij. Kur një i dënuar me pushkatim ekzekutohej, familja nuk kishte asnjë të drejtë të merrte trupin e tij e asnjë informacion për vendin ku do të varrosej, ndaj Marku u përpoq të linte adresën e vendit të pushkatimit në letër. Gruaja dhe vajza e vizituan disa ditë përpara pushkatimit dhe në këtë vizitë Marku i komunikoi se letrën me informacione të rëndësishme do t’ia linte midis sendeve personale. Informacioni ishte i pasaktë dhe familjarët e tij ende vijojnë kërkimin për eshtrat e tij 70 vite pas pushkatimit.

Marku ishte vetëm 31 vjeç kur u dënua me pushkatim. / KultPlus.com

Letra prekëse e mësuesit shqiptar për gruan e tij para pushkatimit nga regjimi komunist

Mark Shllaku ishte vetëm 31 vjeç, kur mësoi se po shkonte drejt pushkatimit. Në shtëpi, kishte lënë bashkëshorten Angje dhe dy bijat e saj. Juli, vajza e Mark Shllakut, ishte vetëm 8 vjeç në atë kohë kur i ati ishte dënuar me pushkatim, shkruan KultPlus.

Edhe pse ishte fëmijë i mitur, ajo u përball me ngjarjen e rëndë që po ndodhte në jetën e saj, vrasjen e të atit.

Me nxitjen e së ëmës, Juli u detyrua t’i lutej kryetarit të degës që të mund ta lejonte të shihte babanë për herë të fundit. Pak ditë para se të pushkatohej, Juli dhe e ëma, Angjia e takuan për pak minuta Markun.

Atë ditë, Marku i tha Angjes, se kur t’i merrte sendet e tij personale pas pushkatimit, atje do të gjente një letër me disa informacione të rëndësishme.

“E dashtuna Angje e fëmijë!
Më kanë nda nga shokët për me më ekzekutu. Nuk po më dhimet jeta vetëm se ju po ma mërzisni shpirtin.
Mos u mërzit për mue vetëm m’i rrit fëmijët me hir të Zotit. Amanet babën e mos i trego për mue. Borxh i kam Halitit për tjegullat dhe në ardhtë dita, jepja per mue.

E dashtuna Angje!
Jam lidh kamsh e duersh. Edhe pak orë me kanë mbet me jetue. Mendjen e kam te ti e fëmija që nuk mujta më ju gëzue. Tashti më kanë pikëllue shumë fytyrat tuaja që më dalin parasysh e s’më lanë me dekë… banu e fortë.
Angje! Ne tu mbushtë mëndja me u martue e ke lejen teme por mos me më harrue. Por amanet fëmijët. Të kam dasht me shpirt deri tash në çast të mramë të jetës teme. Edhe në atë jetë do të lutem për ty. Amanet mos u mërzit për mue por shikjo fëmitë. Ju puth me mall për herë të fundit.

E dashtuna Angje!
Të lutem me m’i ba hallall vuajtet që të kam shkaktue.
Të lutem me mu interesue për eshtrat e të mos më harrojsh për kurdoherë. Me m’i marrë eshtrat e me mi çu në një vorr. Kam me vedi një teneqe me emnin tem, me të mundësh me më njoftë.
Hallall të gjithëve dhe ty të parës. Po vdes si një shqiptar i mirë dhe i ndershëm.
Marku.”/ KultPlus.com

Peticion: Të kërkohen eshtrat e Mark Shllakut

Prej ditësh opinioni publik është tronditur nga letra që mësuesi 32 vjeçar  Mark Shllaku, pjesëtar i një celule social demokrate i dërgoi të shoqes Angje dhe fëmijëve, në prag të ekzekutimit me vdekje.

“E dashtuna Angje!
Jam lidh kamsh e duersh. Edhe pak orë me kanë mbet me jetue. Mendjen e kam te ti e fëmija që nuk mujta më ju gëzue. Tashti më kanë pikëllue shumë fytyrat tuaja që më dalin parasysh e s’më lanë me dekë… banu e fortë.

E dashtuna Angje!
Të lutem me mu interesue për eshtrat e të mos më harrojsh për kurdoherë. Me m’i marrë eshtrat e me mi çu në një vorr. Kam me vedi një teneqe me emnin tem, me të mundësh me më njoftë.
Hallall të gjithëve dhe ty të parës. Po vdes si një shqiptar i mirë dhe i ndershëm.
Marku.”

“Letra e Mark Shllakut drejtuar bashkëshortes, pak orë para pushkatimit na bën krenar dhe me turp në të njëjtën kohë. Nuk është vetëm dënimi i pakuptimtë dhe kriminal por është dhe fakti që sot ende amaneti i tij për një varrim njerëzor nuk eështë vënë në vend.

Marku, sipas dëshmitarëve okulare, është varrosur në Zall të Kirit, Shkodër, ku besohet se ndodhen dhe trupa të tjerë viktima të komunzimit. Kërkimi i varreve të humbura është një e drejtë e pamohueshme e Julit Shllaku Dukagjini – e bija e Markut, që ende sot mban brengën e amanetit të papërmbushur.  

Shqipëria ka aderuar në vitin 2017 në Konventën për Mbrojtjen nga Zhdukjet me Forcë dhe është detyrë e institucioneve publike të garantojë fillimin e hetimit për sqarimin e fatit  të të ndjerit Mark Shllaku, gjetjen e identifikimin e eshtrave si dhe kthimin e tyre familjes, për nderimet e fundit. 

I bëjmë thirrje Prokurores së Përgjithshme Marku,  Ministres së Drejtesisë Etilda Gjonaj,  e Prokurorisë së rrethit Shkodër, të hetojnë për vendndodhjen e saktë të Mark Shllakut, të garantojë mostjetërsimin e vendvarrimit deri  gjetjen e plotë të të gjitha mbetjeve humane si dhe identifimimin e tyre me ndihmën e Policisë e Mjekësisë shkencore e Komisionit Ndërkombëtar të Gjetjes së të Zhdukurve.  

Ky rast le të thyejë akullin në mendjet dhe zemrat e zyrtarëve  për ti hapur rrugë një aksioni tërsor për të respektuar të gjithë të zhdukurit e Shqipërisë. 

Firmosja e këtij peticioni na bën më njerēzorē!

*Jeta e Mark  Shllakut dhe beteja e Julit – vajzës së tij për kërkimin dhe gjetjen e eshtrave të tij  u dokumentua për herë të parë nga gazetarja LULI PROGNI në dokumentarin “të zhdukurit” një bashkëpunim i Kujto.al dhe Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit te Shtetit”, thuhet në peticionin që është duke u nënshkruar në change.org /KultPlus.com

Letra e Mark Shllakut drejtuar bashkëshortes, pak orë para pushkatimit

“E dashtuna Angje e fëmijë!
Më kanë nda nga shokët për me më ekzekutu. Nuk po më dhimet jeta vetëm se ju po ma mërzisni shpirtin.
Mos u mërzit për mue vetëm m’i rrit fëmijët me hir të Zotit. Amanet babën e mos i trego për mue. Borgj i kam Halitit për tjegullat dhe në ardhtë dita, jepja për mue.

E dashtuna Angje!
Jam lidh kamsh e duersh. Edhe pak orë me kanë mbet me jetue. Mendjen e kam te ti e fëmija që nuk mujta më ju gëzue. Tashti më kanë pikëllue shumë fytyrat tuaja që më dalin parasysh e s’më lanë me dekë… banu e fortë.
Angje!

Ne tu mbushtë mëndja me u martue e ke lejen teme por mos me më harrue. Por amanet fëmijët. Të kam dasht me shpirt deri tash në çast të mramë të jetës teme. Edhe në atë jetë do të lutem për ty. Amanet mos u mërzit për mue por shikjo fëmitë. Ju puth me mall për herë të fundit.

E dashtuna Angje!
Të lutem me m’i ba hallall vuajtet që të kam shkaktue.
Të lutem me mu interesue për eshtrat e të mos më harrojsh për kurdoherë. Me m’i marrë eshtrat e me mi çu në një vorr. Kam me vedi një teneqe me emnin tem, me të mundësh me më njoftë.

Hallall të gjithëve dhe ty të parës. Po vdes si një shqiptar i mirë dhe i ndershëm.
Marku.”

”Kjo letër në mënyrë obligatore duhet të bëhet pjesë e librave të këndimit të shkollës shqiptare. Mundësisht e detyrueshme për t’u mësuar përmendësh. Kjo letër është e mira të përkthehet në gjuhë të huaja e të përhapet nga kush të mundet dhe ngado, sepse kjo letër na bën krenar dhe me turp në të njëjtën kohë”, shkruan Stefan Çapaliku, në statusin e tij në llogarinë personale në Facebook, kushtuar kësaj letre./KultPlus.com