Marko Kepi: Familja Qehaja nuk e la shtëpinë për shkak të bagëtive, askush nuk u kishte sjell asgjë

Marko Kepi është duke bërë shumë në grumbullimin e donacioneve pas goditjes së tërmetit në Shqipëri, dhe tashti ai po viziton familjet që janë në nevojë. Ai tashmë ka takuar një familje që do të jetë ndër të parat, që do tu ndërtohet shtëpia.  Më poshtë e keni reagimin e tij dhe disa nga fotografitë e kësaj familje.

Prej ditës së tërmetit pesë antarë të familjes Qehaja në Tapizë vazhdonin të jetonin në shtëpine e dëmtuar duke rrezikuar që ajo ti zinte poshtë. Duke patur pak krerë bagëti ata e kishin te pamundur për tu larguar dhe sistemuar tjetërkund. E pavarësisht kësaj askush nuk u kishte sjellë qoftë edhe një çadër apo disa të tilla për të mos rrezikuar më tej. Përveç ndihmave të momentit i siguruam se kjo shtëpi është ndër të parat që do të ndërhyjmë. Kjo shtëpi duhet dhe do të ndërtohet nga e para. Ne do të jemi pranë çdo familje me zemër deri ditën e fundit pa lejuar askënd të abuzojë. Askënd !!!/KultPlus.com

Me iniciativën e Marko Kepit nga Nju-Jorku, mblidhen mbi 700 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë ditën e djeshme, shumë shqiptarë anekënd botës u mobilizuan për t’ju ndihmuar në njërën apo mënyrën tjetër të prekurve nga tërmeti, shkruan KultPlus.

Së fundmi, me iniciativën e Marko Kepit i cili është edhe kandidat për kryetar komune në New York, është formuar grupi “Albania Earthuqake Relief”, ku mund të ketë qasje kushdo.

Qëllimi i këtij grupi në rrjetin social Facebook është t’i bëjë bashkë shqiptarët që janë kudo nëpër botë, dhe aty të mobilizohen për të dërguar çfarëdo ndihme në Shqipëri, në zonat e prekura nga tërmeti me 6.4 shkallë rihter.

Anëtarët e këtij grupi bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i mbështesin viktimat.

“Të gjitha fondet do të shkojnë drejtpërdrejt te familjet e prekura, dhe tek të lënduarit nga ky tërmet. Ata kanë nevojë për ndihmën tonë!”, shkruhet në këtë grup.

Deri më tani me iniciativën e Kepit, janë mbledhur mbi 700 mijë dollarë amerikan të cilët do t’ju shkojnë të prekurve. /KultPlus.com