Njëri nga aktorët rezulton pozitiv me Covid 19, anulohet shfaqja ‘Marksistë-Leninistët e Zvicrës’

Për shkak se njëri nga aktorët ka rezultuar pozitiv me korovavirus, është anuluar shfaqja “Marksistë-Leninistët e Zvicrës”, prodhim i Teatrit Adriana – Ferizaj që ishte planifikuar të shfaqej sonte në kuadër të Festivalit të Drames Shqipe, përcjell KultPlus.

Më poshtë KultPlus ua sjell njoftimin e Teatrit të Gjilanit:

njoftojmë që shfaqja “Marksistë-Leninistët e Zvicrës”, prodhim i Teatrit Adriana – Ferizaj, e cila ka qenë e planifkuar për tu dhënë sonte, e mërkurë, 26 janar, në kuadër të Festivalit të Drames Shqipe, ANULOHET për shkak se njëri nga aktorët e kësaj shfaqjeje ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Në vend të saj, për të gjithë ata që nuk kanë pasur ftesa dhe nuk kanë mundur të shohin premierën shfaqjes “Viganët”, prodhim i Teatrit të Gjilanit, ne do të japim sonte, pa pagesë, reprizën

e saj! Pra, sonte, e mërkurë, 26 janar repriza e shfaqjes “Viganët” | ora 18:00

Rezervimi i obliguar dhe numri i limituar!

Për rezervime thirrni në 045 222 525.

Ju mirepresim!./ KultPlus.com