Maroon 5 me këngë të re, baladë kushtuar mikut të ndjerë

Bendi i famshëm amerikan i zhanrit pop rock, Maroon 5, e ka publikuar video-klipin të “Memories”.

Në klip shfaqet vetëm frontmeni i bendit Adam Levine, ndërsa balada melankolike i kushtohet menaxherit të ndjerë Jordan Feldstein, i cili ishte vëllai i madh i aktorëve Jonah Hill dhe Beanie Feldstein, shkruan KOHA Ditore.

Jordan ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2017 në moshën 40 vjeçare, nga tromboza në gjak.

Video klipi fillon me fytyrën e Levine derisa ai e këndon tekstin: “Kjo është për ata që i kemi, dolli për dëshirën të jesh këtu, por nuk je, sepse pijet i sjellin kujtimet e gjithçkaje që e kemi kaluar”.

Në një pjesë të këngës, Adam thotë: “Do t’i mbaj këta pishtarë për ty dhe nuk do t’i lëshoj kurrë”.

Në fund të videos, shfaqet dedikimi “Për Jordin”./koha.net/ KultPlus.com


Maroon 5 do të udhëheqë spektaklin në “Super Bowl”

Pas disa muajsh spekulimesh është konfirmuar se Maroon 5 do të udhëheqë spektaklin ndërmjet pushimit të dy pjesëve në “Super Bowl”.

Derisa mysafirë do të jenë edhe Travis Scott e Big Boi, përcjell Koha.net shkrimin e Daily Mail.

Spektakli do të jepet në stadiumin “Mercedes Benz” të Atlantas.

Zgjedhja e parë e NFL-së ishte Rihanna, megjithatë ajo raportohet se ka refuzuar të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme sportive në SHBA.

“Super Bowl” i 53-të do të zhvillohet të dielën, më 3 shkurt. /KultPlus.com

#SBLIII pic.twitter.com/dWKJQDS9ap— Maroon 5 (@maroon5) 13 January 2019

Maroon 5 rikthen hitin e Bob Marleyt

Grupi i famshëm Maroon 5 ka ringjallur hitin e këngëtarit legjendar Bob Marleyt, “Three Little Birds”.

Krijuesit e hitit “This Love” kanë realizuar “coverin” e këngës së Marleyt me një videoklip.

“Coveri” është publikuar pak ditë pasi grupi realizoi këngën “Girls Like You”./ KultPlus.com