Marselino Sherifi finalisti shqiptar në ‘The Voice Greece’

Marselino Sherifi është një nga finalistët për zërin më të mirë në edicionin e shtatë të spektaklit të talenteve “The Voice”, Greece që u zhvillua në 12 shkurt 2021.


Artisti shqiptar jeton në Kretë dhe në këtë spektakël është paraqitur me zërin e tij melodioz dhe performancën e realizuar me instrumentin e fizarmonikës.

Marcelino ishte një ndër më të votuarit nga publiku për të shkuar në finale.
Në audicionet e fshehura muzikanti nga Tirana arriti të kthejë të katër poltronet e jurisë që përbëhej nga emra të njohur të skenës greke dhe evropiane.

Marcelino jeton në Kretë. Ai u paraqit në edicionin e tetë të audicioneve të fshehura më 1 nëntor 2020.

Në shfaqjen e datës 19 janar 2021 muzikanti shqiptar ishte më i votuari i publikut ndër të gjithë pjesmarrësit duke marrë 76% të votave.
Ai kaloi edhe gjysmëfinalen e një jave më parë dhe sonte garon në finalen e madhe.

Në këtë pjesëmarrje Marcelino ishte pjestar i skuadrës së Eleonorës. Helena Paparizou, Sakis Rouvas, Panos Mouzourakis dhe Eleonora Zouganeli janë anëtarët e jurisë dhe trajnerët e këtij edicioni që është i shtati për vendin fqinj. Ky program po përcillet nga Skai Tv dhe Sigma Tv./ KultPlus.com

26-vjeçari shqiptar lë pa fjalë jurinë e ‘The Voice of Greece’ (VIDEO)

Shqiptari nga Tirana, Marselino Sherifi ka mahnitur jurinë e “The Voice of Greece” me zërin e tij.

Marselino Sherifi është prezantuar në konkursin e talenteve si këngëtarë dhe instrumentist dhe ja ka dalë të jetë pjesë e gjysmë finales, e cila do të jetë të premten më 5 shkurt.

Në prezantimin e parë mahniti jurinë me zërin dhe performancën në fizarmonikë, duke tërhequr vëmendjen e emrave të njohur si Elena Paparizou dhe Sakis Rouvas që ndoqën me vëmendje interpretimin në fizarmonikë dhe zërin melodioz. Marselino Sherifi përzgjodhi trajneren Eleni Zouganeli, e cila nuk e fshehu entuziamin e saj për këngëtarin shqiptar..

https://www.youtube.com/watch?v=GP77UoO1xnQ&feature=emb_title&ab_channel=TV-GR

“Faleminderit shumë të gjithë për mbështetjen tuaj. Mesazhet e shumta që më keni çuar më kanë prekur vërtet. Falë jush arrita të jem në gjysmë finale. Tani të shohim çdo të ndodh të premten”, shkruan Marselino në rrjetet sociale. / KultPlus.com