Dhjetë arsyet pse Marilyn Monroe mbetet idhull për shumë femra në mbarë botën

Ajo nuk ishte vetëm e bukur. Ajo ishte njëkohësisht edhe shumë e zgjuar, por ngjarjet që përjetoi në kulmin e famës, kanë bërë që shumë njerëz ta gjykojnë ashpër.

Pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të mbetet një idhull për shumë femra të tjera. Por cilat janë arsyet? Pse vazhdohet ende me pëlqime dhe adhurime ndaj saj? Më poshtë do të keni 10 cilësi të karakterit të Marilyn Monroe, që çdo femër duhet t’i ketë.

Ajo i mbijetoi një fëmijërie shumë të vështirë.

E lindur në një familje, në të cilën mamaja e saj vuante prej çrregullimeve mendore, Marilyn dërgohej që të jetonte në qendra të ndryshme bamirësie për vite me radhë. Nga ana tjetër, ajo u përdhunua gjatë fëmijërisë, madje një herë edhe për pak sa nuk e vranë. Gjithë këto probleme e bënë atë më të fortë në jetë, por njëkohësisht edhe e shënjuan jetën e saj. Në ditët e fundit të jetës, mjeku i aktores tha se Marilyn vuante prej bipolaritetit, i cili përbën një problem të rëndë mendor që ndodh në kuadër të depresionit.

Ajo “qëlloi në shenjë” në karrierën e saj.

Marilyn Monroe është kritikuar se nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka luajtur rolin e aktores bjonde të pashpresë në filmat e saj. Disa e konsiderojnë si një strategji këtë zgjedhje dhe kanë të drejtë. Ajo ishte shumë e zgjuar dhe e dinte që me aktrimin nuk do të fitonte shumë në atë kohë, ndaj dhe më pas iu përkushtua modelingut për një kohë të gjatë të ditës. Ka lajme se thonë se koeficienti i inteligjencës së Marilyn Monroe ka qenë rreth 168, pra në nivelet e një gjeniu dhe mjaftueshëm më lart se koeficienti i John Kennedy-t.

Ajo ishte një aktore e madhe.

Disa mendojnë se ajo u bë e famshme, thjesht për shkak të paraqitjes së saj. Kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Edhe pse nuk u kandidua asnjëherë për një çmim Oscar, ajo fitoi një çmim “Golden Globe” me aktrimin perfekt në filmin “Some Like It Hot”.

Ajo nuk ishte materialiste.

Edhe pse rolet e saj nëpër filma e bënin të dukej sikur ishte vetëm e interesuar për veshje dhe diamante, ajo nuk ishte në thelb një materialiste. Gjithçka që ajo zotëronte ishin disa bizhuteri, edhe ato jo shumë të shtrenjta.

Ajo e ndryshoi botën.

Marilyn Monroe përmendet në listën e 50 femrave që ndryshuan botën, së bashku me emra të shquar si Kleopatra, apo Joan of Arc. Lista paraqitet e publikuar tek Biography Online.

Ajo ishte një mbështetëse e barazisë midis njerëzve.

Në kohën kur ka jetuar Marilyn Monroe, ekzistonte shumë i shprehur racizmi. Për këtë arsye, ajo u bë një mbështetëse e flaktë e çdo lëvizjeje për mbrojtjen e të drejtave të secilit.

Ajo ishte e dashur.

Jetën në Hollywood, Marilyn Monroe e shfrytëzoi për të bërë dhjetëra bamirësi, duke përfshirë këtu edhe ndihmat monetare për “Shoqatën Botërore të Sklerozës Multiple”, si dhe “Fondacionit të Artritit Reumatoid”.

Ajo ngriti krye për të drejtat e saj si femër.

Nëse dhuna ndaj grave është ende e pranishme tani, më parë ishte diçka shumë më normale. Fiks pasi regjistroi një nga skenat e filmit “The Seven-Year Itch”, Marilyn Monroe u qëllua me pëllëmbë nga bashkëshorti i saj në atë kohë, lojtari i basketbollit, Joe DiMaggio. Ai nuk e besonte se ajo do të reagonte ashpër për atë ngjarje, por ja që Marilyn u divorcua prej tij.

Ajo refuzoi të ishte një person me mendje “të mbyllur”.

Jemi duke folur për vitet ’50, në të cilat ishte një tabu të flisje hapur për tematika të tilla, si ato me bazë marrëdhëniet seksuale. Ato femra që e bënin diçka të tillë, konsideroheshin të pacipa. Monroe ishte nga ato që fliste hapur për tema të tilla, duke u përpjekur t’i bënte ato të dukeshin normale.

Ajo foli hapur për abuzimin seksual që kishte përjetuar.

Në vitet ’50, kur të flisje për tematika erotike ishte tabu, imagjinojeni se si ishte të flisje për përdhunimin e një fëmije. Mirëpo, Monroe zgjodhi pikërisht atë periudhë për të treguar se çfarë i kishte ndodhur në fëmijërinë e saj. Shumë historianë mendojnë se historiku i saj i depresionit ka të bëjë më tepër me mënyrën se si Marilyn Monroe u trajtua nga njerëzit, pasi foli për këtë të vërtetë. Ndërkohë, ajo nuk e ka pohuar diçka të tillë. / KultPlus.com

Kur Arthur Miller i shkruante Marilyn Monroes: ‘E dashura ime perfekte’

“Nëse të kam bërë të qash, ose të kam mërzitur qoftë edhe për një sekondë, më fal, e dashura ime perfekte”, kështu i shkruante në një nga letrat e pafund dramaturgu Arthur Miller, aktores së njohur Marilyn Monroe. Dhjetëra letra dashurie janë gjetur në arkivin personal të shkrimtarit, pjesa më e madhe dedikuar bjondes me të cilën pati historinë më të gjatë të dashurisë.

Në një letër që mban datën 30 prill 1956 kur Miller ishte duke i dhënë fund divorcit me Mary Slattery, tregohet pasioni i madh që i kishte rrëmbyer.

“Do të puth e do të mbaj në krahë deri sa bashkë të shkrihemi në ndodhi të papritura, e jashtëzakonisht të bukura, deri sa të dëgjosh psherëtimat e mia. E kur koka jote të prehet mbi shpatullën time, atëherë do të jem burri më i lumtur më botë…”, shkruan Miller.

Nga gjithë historitë e dashurisë, ajo me Miller do të ishte më e veçanta për aktoren, e cila pavarësisht kontraditave në fund të kësaj lidhjeje do ta ruante gjithnjë me dashuri në kujtesë. Ata u martuan më 29 korrik 1956. Çifti u takua në Lee Strasberg dhe miqtë janë shprehur se ajo e “magjepsi” Arthur Miller me një shikim. Pasi ata u martuan, Arthur shkroi një pjesë të Roslyn Taber në vitn 1961, “The Misfits” (Mospërshtatjet) posaçërisht për Marilyn Monroe. Fatkeqësisht martesa e Monroe dhe Arthur Miller mori fund në 20 janar 1961, kështu që filmi “The Misfits” (Mospërshtatjet) u duk sikur t’i përshtatej plotësisht situatës të krijuar mes çiftit.

Miller do të shprehej më vonë se “Unë nuk e kam kuptuar, se si Marilyn u bë një simbol i autenticitetit. Ndoshta kjo kish të bënte me faktin, se prej shikimit të saj burrat tradhëtonin dhe gratë indinjoheshin nga smira…”.

Pas vdekjes së saj, Miller do të ishte njeriu që do të përkufizonte më mirë karakterin e jetën e saj.

“Merlin vinte nga vitet dyzetë dhe pesëdhjetë. Ajo ishte dëshmia, se në psikikën amerikane seksualiteti dhe serioziteti nuk mund të ekzistonin bashkë, madje ato ishin në armiqësi e dy kontradikta përjashtuese mes tyre. Por më në fund Marilyn hapi rrugë dhe sërish asaj iu desh të pozojë nudo në një pishinë, që të mund të xhirohej një film”, shprehej ai. / KultPlus.com

Librat e gatimit të Marilyn Monroe do të dalin në ankand

Librat e gatimit të Marilyn Monroe, dy prej të cilëve janë konfirmuar se i përkisnin ikonës, do të dalin në ankand.

Librat ofrojnë një paraqitje të shkurtër të jetës së saj personale së bashku me dietën e saj dhe pritet të shiten për 75 mijë dollarë.

“The New Fanny Farmer Boston Cooking-School Cook Book” dhe “The New Joy of Cooking”, u publikuan në fillimet e vitit 1950.

Librat e gatimit të Monroe dalin në ankand më 22 qershor në Galeritë e Ankandit Siegel. / KultPlus.com

52 vjet nga vdekja e Marylin Monroe

Marylin Monroe, mbetet ylli më i famshëm i botës. Ajo vdiq më 5 gusht 1962, pasi kishte marrë overdozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare.

Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes se saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë? Ajo u gjet e vdekur në shtratin e saj më 5 gusht të 1962, pranë një tavolinë të mbushur me shishe ilaçes.

Autopsia doli në përfundimin se vdekja e saj ishte me shumë probabilitet vetëvrasje Misteri që ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat që ajo ka bërë në 15-vitet e karrierës së saj, apo burrat e famshëm me të cilët është martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur Miller, apo lidhja e saj me John dhe Robert Kennedy.

Vdekja e Marilyn Monroe u shfaq në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave. Ka qenë dhe një person tjetër në shtëpi atë mëngjes, një figurë misterioze në shumë prej biografive të Monroe: menaxherja e biznesit, Inez Melson, një grua, e cila ishte rekomanduar nga Joe DiMaggio. Marilyn Monroe lindi më 1 qershor 1926 në Los Angeles. Vdekja e parakohshme i dha një fund edhe karrierës së saj./ KultPlus.com

Fotografitë e rralla të Marilyn Monroe që zbulojnë jetën e saj para se ajo të bëhej e famshme (FOTO)

Me flokët e saj të bardha dhe me buzë të kuqe, Marilyn Monroe u bë një nga figurat më të njohur te të gjitha kohërave, megjithatë, vetëm pak e dinë se si është dukur aktorja para se të jetë e famshme.

Emri i saj i lindjes kishte qenë Norma Jeane Mortenson. Monroe, kishte kaluar një fëmijëri vërtetë të vështirë. Ajo u zhvendos nga një shtëpi kujdestare në një tjetër, duke kaluar nëpër përvoja traumatike në pothuajse të gjitha shtëpitë. Monroe u martua në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, por as kjo martesë nuk i solli asaj lumturinë.

Gjithçka ndryshoi në vitin 1944 kur Monroe po punonte në një fabrikë ushtarake ku edhe u njoftua me një fotograf. Kjo marrëdhënie nxiti karrierën e modelimit të Marilyn-it, dhe kjo punë i hapi asaj dyert në industrinë e filmit.

Brenda një periudhe të shkurtër ajo u shndërrua në një nga yjet më të njohur në Hollivud, por një vajzë e trazuar gjithnjë fshihej pas saj. Monroe, kreu vetëvrasje në vitin 1962 ndërsa edhe sot ajo mbahet mend si një ikonë e kulturës popullore dhe një simbol i bukurisë.

KultPlus ju përcjellë disa nga fotografitë e Norman Jeane Mortenson para se të bëhej Marilyn Monroe./ KultPlus.com